LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

74 vota pro, hiqet nga rendi i ditës Amnistia Penale

22 Shkurt 2024, 10:08, Politikë CNA
74 vota pro, hiqet nga rendi i ditës Amnistia Penale
Lindita Nikolla

Nis seanca plenare. Në fillim të seancës mazhoranca votoi me 74 vota pro që të hiqet nga rendi i ditës Amnistia Penale. Ky veprim i mazhorancës erdhi pasi nuk siguron dot 84 votat për kalimin e këtij projektligji. 

Ndërkohë opozita po krijon kaos dhe po përdor zhurmues në sallë. 

Deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk janë lejuar nga Garda që të futen në sallën e Kuvendit, për shkak se janë përjashtuar nga seancat për 10 ditë.

Sakaq sot në Kuvend pritet të kalojë marrëveshja me Italinë. Këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë./CNA

Lajmet e fundit nga