LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje te Byroja e Kuvendit/ Felaj ndërpret "me vrap" mbledhjen

21 Shkurt 2024, 13:27, Politikë CNA
Përplasje te Byroja e Kuvendit/ Felaj ndërpret "me vrap"
Byroja e Kuvendit

Me tensione dhe debate u shoqërua mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku nisi të shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë, një vendim ky i marrë nga Sekretariati i Etikës.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Ermonela Felajn dhe Klotilda Bushkën. 

Felaj tha se për shkak të disa deputetëve në mbledhje, nuk plotësohet kuorumi dhe nuk mund të vazhdonte më tej. 

“Turp, ju përfaqësoni krimin. Jeni të gjithë sekserë dhe hajdutë", iu drejtua Noka, deputetes Felaj. 

Menjëherë ndërhyri edhe Albana Vokshi, e cila u shpreh: "Sillni deputetët, ku i keni?"

Por Felaj nënvizoi edhe njëherë se kjo mbledhje nuk mund të zhvillohej.

"Kjo mbledhje është e pamundur që të mbahet. Kjo mbledhje nuk do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Kaq mund të bëjmë për ju, jo më shumë sesa kaq", u shpreh ajo./CNA

 

Lajmet e fundit nga