
Kryebashkiaku i Tiranës reagoi në rrjetet e tij sociale nëpërmjet një letre apo qëndrimi dhënë nga avokatët e tij në datë 27 gusht duke shfaqur disa pika që në fakt dukej se ishin një kërkesë për akullore.
Ndoshta Veliaj mendon se në burg duhet të hash dhe akullore e se burgu bëhet edhe në zyrë, por ky është problemi i tij dhe avokatëve të tij si e trajton çështjen. Erion Veliaj thoshte se i ishin dhënë aktet në USB dhe nuk mund t’i aksesonte.
Në fakt, aktet i kanë marrë avokatët e tij që në datën 24 korrik kur është njoftuar akuza. Pra, pas më shumë se një muaji janë kujtuar avokatët të thonë pse na i dhatë me USB. Ndërkohë që i kanë marrë vetë dhe kanë firmosur kur i kanë marrë me USB.
Tani, në qoftë se Erioni i do me letra, avokatët mund të marrin USB, të shkojnë në një studio printimi, t’i printojnë, t’ia bëjnë mal, t’ia çojnë te burgu dhe t’i shikojë.
Megjithëse nga burime afër Veliajt theksohet se ai i ka parë dhe i ka lexuar një pjesë të madhe të materialeve që i janë vënë në dispozicion nga avokatët e tij.
Pra, qëndrimi i tij mund të jetë thjesht dhe vetëm një lojë publike për të shkuar më pas për ta pasur si grep në Gjykatën e Strasburgut. Më pas Erion Veliaj theksonte se avokatët e huaj nuk po e takonin dot.
Ne e kemi theksuar disa herë, Erion Veliaj ka dy avokatë, të dy kanë një prokurë përfaqësimi nga kryebashkiaku që ndodhet në burgun e Durrësit dhe mjafton shumë shpejt ta heqë njërin prej tyre dhe ta zëvendësojë me një të huaj.
Erion Veliaj mund të ketë dy avokatë, aq sa ka çdo shtetas tjetër shqiptar.
Erioni kërkon akullore, do dhe të shkojë në zyrë, por nuk është me brirë Erioni, nuk jeton në një univers tjetër, nuk ka Kod Penal tjetër. Një Kod Penal ka Shqipëria dhe ai zbatohet edhe për Erion Veliajn, edhe për çdo qytetar tjetër të Shqipërisë.
Pra, Erioni nëse do avokat të huaj të respektojë Kodin, ta marrë nga një zyrë përfaqësuese në BE, ta heqë njërin nga ata që ka dhe çështja është e zgjidhur.
Nuk mund të kesh dhjetë avokatë, nuk mund të kesh avokatë jashtë vendeve të BE-së. Ky është rregulli dhe më tej avokatët thonë që pengohet Erioni që të shkojë në zyrën e tij që të ushtrojë detyrën se është i zgjedhur.
Në fakt, Erioni ishte zgjedhur që të bënte ndonjë punë, jo të firmoste për OJF-të e bashkëshortes dhe familjarëve të saj që paratë të shkonin në shtëpinë e tij.
Këto tri teza të përmendura nga avokatët dhe Erioni, dje i ka publikuar edhe mbeturina e fundit mediatike e kryebashkiakut të Tiranës, Mero Baze.
Pasi i publikoi nuk reagoi. Çuditërisht dje prisnim editorialin vijues me sulmin e radhës ndaj SPAK-ut, me sulmin e radhës ndaj Ols Dados, me sulmin e radhës ndaj gjykatave, me kërcënimin e radhës se sa të vijë parlamenti i ri Mero Baze do të bëjë namin se Edi Rama duhet të bëjë luftë me drejtësinë e kështu me radhë.
Në fakt, nuk ndodhi, edhe pse siç e thamë në mënyrë ironike Erion Veliaj kërkon akullore, as Mero dje nuk ishte i gatshëm t’i jepte një akullore Erionit.
Një shkrim nga ato shkel e shko, as atë nuk e bëri Mero dje.
Nuk e dimë se ç’pati, pse u zbyth kështu Bazja i Saliut, i Metës, i Ramës dhe tani i ngelur si mbeturinë e Erion Veliajt nuk foli, nuk shkroi, nuk raportoi, nuk na tha asgjë se si e interpretonte ai akulloren që donte Erioni.
E donte me vanilje apo me çokollatë. Mero nuk ia dha as njërën as tjetrën, thjesht heshti.Heshti dhe e la të vetmuar e të mërzitur Lalin, me lot në sy që Mero nuk i çoi akulloren që ai kërkonte./ CNA
Zeqo Pilafi kishte dhe djalin e tij, ashtu siç i ka dy dhe...
Mero Baze, gazetari i oborrit të pushtetit, dikur nxënësi ...
Doktor Zeqo Pilafi, emri i një personazhi shumë të goditur...
CNA tregoi se si Mero Baze përmes shantazheve dhe gjob...
CNA ka vijuar me investigimin në lidhje me pasuritë e një ...
Plaku Mere, që do të ketë një pleqëri të keqe dhe t...
Sot do të sjellim të tjera fakte rreth gazetarit që qelb e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar në fill...
CNA thellon më tej investigimin për Mero Bazen dhe fam...
CNA zbuloi dhe identifikoi kastravecin e Erion Veliajt...
Një gazetar që qelb erë si Mero Baze ka reklamuar hotelin ...
Kastraveci i Erion Veliajt dhe Mero Bazes, Aldion Baze...
Mero Baze, i njohur me shumë pseudonime, që ne ia përmendi...
CNA ka zbluar emrin e kastravecit të Erion Veliajt që isht...
Mero Baze ose siç e quajmë ndryshe “Plaku Mere”, në ga...
Ka një debat publik në lidhje me një draft-Kod Penal, i ci...
Mero Baze, personazh tafacian, zbuloi dje “ujin e nxehtë” ...
Disa ditë më parë, në datën 25 korrik, u bë një prezantim ...
Mero Baze është një nga zërat e vetëm që i ka ngelur n...
Në një editorial të sotëm, Mero Baze ka rikonfirmuar se Gj...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...