"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu i Durrësit me një mesazh të postuar në rrjetet sociale, duke theksuar tri pika. Të parën dhe më kryesoren se nuk i janë dhënë aktet dhe SPAK-u ka refuzuar që t’ia japë. Në fakt, një gënjeshtër që ai e çmonton vetë në fjalinë e dytë që shkruan.
Në fillim thotë se nuk i jepen letrat, por më pas thotë që u janë dhënë avokatëve të tij në formën e një USB-je. Sipas të dhënave që u publikuan në media, aktet e Erion Veliajt dhe dokumentet shkojnë rreth 60 mijë faqe, fakte dhe prova, të cilat u janë dhënë avokatëve të tij në një USB.
Avokatët siç i kanë marrë në një USB mund t’i printojnë dhe t’ia çojnë Erionit në burg që t’i lexojë.
Nuk ka pse shteti të printojë 60 mijë faqe letër dhe të ketë një kosto miliona e miliona lekë kur jemi në epokën digjitale, në kohën kur kemi qeveri digjitale, jemi në epokën e inteligjencës artificiale dhe është shumë normale që aktet të jepen në një USB në një formë digjitale dhe më pas kush i do me letër i printon, kush nuk i do i akseson në kompjuter.
Së dyti, Erioni thekson një gënjeshtër tjetër që CNA ia ka çmontuar shpesh, se nuk i lejohet të takojë avokatët e tij ndërkombëtarë. CNA ka raportuar edhe më parë se Erion Veliaj ka zyrtarizuar dy avokatët e tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani, të cilët janë përfaqësuesit ligjorë. Sipas ligjit shqiptar lejohet të kesh dy avokatë mbrojtës.
Nuk ka arsye SPAK-u dhe gjykata të bëjnë përjashtim që Erionit t’i japin tre apo katër avokatë.
Kush është Erion Veliaj që duhet të ketë 3 apo 4 avokatë? Cili është ndryshimi?
Ndoshta mendon se është me më shumë kompetenca sesa ligji, ndoshta jeton në një tjetër univers dhe beson se ai ka të drejtë të ketë edhe 100 avokatë, por nuk lejohet.
CNA e ka publikuar atë që përcakton ligji dhe thekson se avokatët duhet të jenë nga BE-ja dhe jo nga SHBA-ja apo Anglia.
Se Erion Veliaj sjell avokatë jo nga BE-ja, por nga SHBA-ja dhe Anglia ky nuk është faji i SPAK-ut dhe as i prokurorëve Dumani dhe Dado, por t’i kërkojë kryeministrit të tij në detyrë, mazhorancës, të ndryshojnë ligjin, të lejojnë që të burgosurit të kenë një avokat amerikan e anglez dhe kështu me të drejtë kur t’ia japë parlamenti t’i marrë dhe le të shkojnë ta takojnë.


Pra, gënjen se e pengojnë të takojë avokatët ndërkombëtarë, ndërkohë që nuk ia lejon ligji.
Kjo është një gënjeshtër. Hetimi ndaj Erion Veliajt ka filluar më shumë se një vit më parë, u mblodhën akte, dokumente dhe Erion Veliaj u thirr disa herë në SPAK.
Po kujtojmë sjelljen e tij para daljes nga SPAK-u, sulme, sharje, akuza. Kujtojmë dhe përgjimet pas arrestimit ku shkonte tek intrigat se prokurorët kishin kërkuar para për ta liruar e kështu me radhë.
Në fakt, gjatë hetimeve që po kryheshin për Erion Veliajn, kemi edhe një të vërtetë të madhe, është zbuluar se po prishte provat.
Klotilda Bushka, bashkëpunëtorja e tij dhe ish-kryetare e Komisionit të Ligjeve, shkoi deri te zyra e Avokatit të Popullit për të thirrur një zyrtare për t’i marrë telefonin siç veproi me një tjetër që e mësonte çfarë të deklaronte apo i prishi të dhënat që kishte në celularin e saj.
Erion Veliaj u hetua, u kap duke prishur provat dhe më pas u arrestua me vendim gjykate që është gjetur i drejtë në të gjitha nivelet. Theksojmë në të gjitha nivelet, që nga momenti i parë për masën e sigurisë deri në vendimin e fundit të dhënë nga Gjykata e Lartë, e cila e ka quajtur të drejtë arrestimin dhe burgosjen e Erion Veliajt.
Më qesharakja që nuk është pikë, por është një nga këto këngët e vazhdueshme të Erionit, është kërkesa e tij për të shkuar në zyrë se jam i zgjedhur.
Po populli të zgjedh që të shërbesh dhe jo të shkosh të vjedhësh paratë e taksapaguesve dhe të firmosësh akte dhe urdhërpagesa që lekët, të cilat paguajnë qytetarët si taksa t’ua japësh bashkëshortes dhe familjarëve të saj duke krijuar një skemë me një zinxhir kompanish që shkon në xhepat e shtëpisë së Erion Veliajt.
Erion Veliaj kërkon të shkojë në zyrë, ndoshta mendon se kur kapesh në korrupsion dhe vepra të rënda penale burgu mund të bëhet në zyrë./ CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, i cili ndodhet në qel...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksi...
Në një kohë kur titujt shtohen dhe pozitat konsumohen, emr...
Një platformë e rreme investimi e quajtur TXEX po gode...
Avokati dhe kryetari i shoqatës të Avokatëve Penalistë, Sa...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksi Quk...
Katin i parë i një pallati në qytetin e Lushnjës është për...
Miku im, dhe jo vetëm, zotni Astrit Fani, gjen gjithmonë n...
Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOE...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të martë disa fot...
Një vatër zjarri e rënë që prej ditës së djeshme në Poros ...
Rruga e varrezave të qytetit të Shkodrës është përfshirë p...
Këtë muaj ka skaduar memorandumi rreth 10-vjeçar për gjuet...
Që nga 1 janari i vitit 2026 do të nisë fushata e rivlerës...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin publi...
Si sot 115 vite më parë ka lindur Shenjtorja dhe misionarj...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ku qytetarë vulln...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe ...
Në Bashkinë Devoll janë bërë ndryshime. Mësohet se janë em...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...