Situata e zjarreve në vend/ AKMC: 12 vatra gjithsej, 4 aktive dhe 1 në monitorim
Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOE...

Miku im, dhe jo vetëm, zotni Astrit Fani, gjen gjithmonë një shteg të vetin kah vetëm ai din me ardhë e me t’pushtu me mirësinë e vet elegante.
Para do kohe më la pa fjalë.
Më dërgoi një foto të bërë gati 36 vjet më parë.
E hapa gjithë kurreshti WhatsApp-in, sapo më erdhi sinjali i mbërritjes së një mesazhi prej tij, sepse, sa herë Astriti shkruan, vjen gjithmonë një gjë e vlefshme. Emocionuese po e po.
Mirëpo ç’të shoh!
Në foto bashkë me mua dhe Mois Prekën, është edhe Aleks Selmani.
Aq u desh e sytë e humbën kthjelltësinë, për t’iu dorëzuar lotëve të dhimbjes e mallit bashkë, anipse Aleksi i mirë, më i miri ndër ne, ka shumë vite që prehet në parajsë.
Koha e largët prej atij çasti fatal kur një plumb “qorr” i nisur prej vrasësit nuk e di se për ku, por që gjeti mu në mes të Piacës Leksin tonë, nuk e paska tret dot as dhimbjen dhe as e paska tharë dot mallin. Me Leksin, na pat bërë bashkë Zotni Nardi, Nard Bushati i Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” në Shkodër. Ajo çerdhe e madhe mirësie e talentesh na hapi dyert e artit, si dera e parë e madhe e një bote ku magjia e skenës na përpiu, për t’iu përkushtuar shpirtërisht, sipas prirjes e talentit secili fushës së vet të ëndërrave.
Aty njoha Leksin, Mois Prekën, djalin e artistit të madh Paulin Preka, Mond Halilin, Sandër Ruçin, aktorë të talentuar; njoha Tonin Tarnakun, Shpëtim Saraçin e Markelian Kapidanin, Ilir Zogajn, muzikantë e kompozitorë të denjë për të qenë trashëgimtarë të emrave të mëdhej që Shkodra i dha muzikës e artit kombëtar; njoha piktorin e skenografin Adnan Kastrati e shumë e shumë të tjerë (ndjesë që nuk po i shënoj të gjithë emrat sepse është një listë shumë e gjatë), të gjithë artistë të rinj, por me talent të dukshëm për të përfytyruar që atëkohë lartësinë ku do të mbërrinin shumë shpejt.
Aty njoha edhe vetë Astrit Fanin.
Me foton në sy, vrikthi më erdhën në kujtesë pasdite e mbrëmje pafund të asaj kohë ëndërrash e pasionesh të mëdha, kur rendnim sa në Klubin e Rinisë tek zotni Nardi e në “Kimena Punëtori” ku gjenim Bedri Islamin, e mandej pas tij në detyrën e drejtorit Bashkim Alibalin, në Shtëpinë e Kulturës apo në Teatrin “Migjeni”.
Prova, debate, punë, por edhe shumë gëzim, shaka pafund e shfaqje pothuaj përnatë, dhe mbi të gjtha, një miqësi zemrash njerëzish të mrekullueshëm.
Aleksi kishte talent të lindur.
I ftohtë, spontan dhe më një logjikë prej aktori të vërtetë, fraza a batuta e humorit të tij, ia shtonte ngjyrën tekstit dhe i jepte peshën e duhur filozofisë që mbartëte pjesa që interpretohej.
Pa artifice të shtirura, i natyrshëm dhe me lirshmërinë e korrektesën profesionale që kërkon skena, Aleks Selmani i bëri vend vetes edhe në trupën elitë të estradës profesioniste të Shkodrës.
Unë kam patur fatin ta prezantoj me dhjetëra herë në skenat e ndryshme të Shkodrës, por edhe gjikthund tjetër ku shkonim për të dhënë shfaqje. Emri i tij i kishte duartrokitjet gjithmonë të garantuara.
Më së shumti ai luante me Mois Prekën dhe Mond Halilin.
Kur gjendeshin bashkë në skenë, ata bëheshin një dhe bukuria e interpretimit të tyre ishte impresionuese dhe imponuese po aq.
Në një moment të tillë jemi edhe në foton me Aleksin dhe Moisin që ma dërgoi Astrit Fani, të cilit, siç më tha, atë foto ia kishte dërguar Gjyli, bashkëshortja e Leksit, një motiv më shumë për t’i shkruar këto rradhë me mirënjohje dhe nderim edhe për të e familjen e Aleks Selmanit.
Duke e parë foton, (siç mund të merret me mend edhe nga dekori) me vjen ndërmend të jetë bërë në një shfaqja në sallën e kinema “Punëtori”, që me gjasë i kushtohej 45 vjetorit të çlirimit.
Ka qenë vjeshta e tretë e vitit 1989. Foton mendoj se duhet ta ketë bërë një fotograf me pasion të jashtëzakonshëm dhe i palodhur për të ndjekur dhe fiksuar çdo veprimtari, i paharruari Angjelin Nenshati.
Shpresoj të mos jem gabim e t’i kem hyrë në hak ndonjë tjetri.
Por, edhe nëse padashje kam gabuar, autori me siguri do të më falë për mirënjohje ndaj artistit të paharruar, ëndërra e të cilit jeton në skenë trashëguar prej të birit, Fritzit të talentuar, i cili, sa herë del në skenë, i duhet të mbajë mbi supe edhe peshën dhe lavdinë e emrit Aleks Selmani. Bashkë me malin e dhimbjes dhe peshën e mallit.
Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOE...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të martë disa fot...
Një vatër zjarri e rënë që prej ditës së djeshme në Poros ...
Rruga e varrezave të qytetit të Shkodrës është përfshirë p...
Këtë muaj ka skaduar memorandumi rreth 10-vjeçar për gjuet...
Që nga 1 janari i vitit 2026 do të nisë fushata e rivlerës...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin publi...
Si sot 115 vite më parë ka lindur Shenjtorja dhe misionarj...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ku qytetarë vulln...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe ...
Në Bashkinë Devoll janë bërë ndryshime. Mësohet se janë em...
CNA ka mësuar se janë emëruar administratorët e rinj në Ba...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se është vënë nën ko...
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Informacionit ka bërë ...
Urdhri i ministrit Ervin Hoxha parashikon që nuk mund të b...
Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për maturantët që k...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me dy vatra z...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC...
Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazua...
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme zonën pranë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...