LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për ateistët dhe për ata që pyesin: “Kush e krijoi Zotin?”

12 Janar 2023, 11:05, Opinione Miron Çako
Për ateistët dhe për ata që pyesin: “Kush e krijoi
Foto ilustruese

Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. Në këtë kategori njerëzish nuk bëjnë pjesë vetëm njerëzit e sotshëm të kohës së “shkencës” dhe “iluminizmit" që thonë se: "Zoti ka vdekur" (Frederik Niçe) e quajnë besimin në Zot; “opium për popujt” (Karl Marks), por në të vërtetë këta janë një kategori e vjetër njerëzish që na vijnë që nga periudha e lashtësisë dhe që quhen ateistë.

Fjala ateist vjen nga greqishtja që do të thotë a (pa) - theos (Perëndi).

Ateistët, si atëhere edhe sot, nuk pranojnë ekzistencën e një Perëndie Krijues, siç pranojnë e besojnë monoteistët, ose të disa "perëndive" si e pranojnë dhe besojnë politeistët, por në ndryshim nga teizmi besojnë vetëm  materia se është  e pa krijuar, e përjetëshme që ekziston nga vetvetja dhe gjithçka që shohim dhe prekim është pasojë e aktivitetit fizik të materies, që në kombinimet e rastësishme kimike në miliona vjet është organizuar në forma dhe gjallesa të ndryshme, ashtu siç shihet me trupat qiellor në qiell, në tokë në natyrë dhe tek qeniet e gjalla deri tek vetë njeriu ,që ateistët e quajnë një kafshë në krye të zinxhirit ushqimor.

Në Greqinë e lashtë politeiste filozofë që mbështeste ateizmin ishte psh filozofi Talesi (585 pr.K) i cili hidhte poshtë mitologjinë greke mbi krijimin nga perënditë e Olimpit, ose teizmin e Aristotelit (684-322 pr K) që besonte në një Zot, ose  " Lëvizësi i palëvizshëm ' apo "Shkaku i Parë' i krijimit . Talesi ateistë thoshte se bota ka prova racionale se është e krijuar nga vetja dhe substanca fillestare është uji. Po ashtu i ngjashëm me atë ishte Anaksimeni (550 pr.K) që mësonte se substanca fillestare është zjarri, ose Empedokli (435 pr.K) që thoshte se lënda përbëhej nga katër element, dheu, uji, ajri dhe zjarri dhe vetëm ndërveprimi i tyre i rastësishëm shpjegon gjithçka mbi atë që ekziston, dhe Parmedini (480 pr.K) që besonte se i vetmi realitet ishte "qenia" që ekzistonte materialisht.

Prandaj edhe “Teoria evolucionit” e Charls Darvinit në librin e publikuar në 1859 “Mbi origjinën e llojeve” (“On the Origin of Species”) i shfaqur me bujë si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës dhe evoluimin e specieve deri tek njeriu, ku sot mbështen ateistët, asnjëherë nuk duhet të shihet si risi dhe zbulim i madh në historinë e njerëzimit, por një teori utopike e nxjerrë nga arkivat e plurosura të shekujve edhe e paraqitur në një formë moderne në inters të atyre që nuk donin të pranonin idenë e një Krijuesi, Ligjëvënësi të moralshëm, Shëptimtari dhe Gjykatësi të drejtë, dmth të Zotit.

Ateistët, si në lashtësi edhe sot, kanë qënë të pakët në numër në krahasim me pjesën tjetër të njerëzimit që gjithmonë dhe në përgjithësi kanë besuar në një Qenie hyjnore dhe kanë ushtruar fenë në forma dhe praktika të ndryshme adhuruese.

Ateistët materialistë që edhe idenë dhe mendimin së bashku me dëshirat dhe ndjenjat i pranojnë si produkt të trurit, si: “materja e organizuar në shkallën më të lartë”, përpiqen të bëjnë edhe pyetje  "racionale" dmth me “këmbë në tokë” që kundërshtojnë teizmin, si pyetja : “Kush e krijoi Zotin?”.

Këtë pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë apo në formë të tërthortë e kanë bërë shumë ateist të dëgjuar deri më sot, madje si tundim ka shigjetuar edhe mendjet e teistëve, por pyetja edhe pse duket e logjikshme edhe racionale, është iracionale dhe e palogjikshme, prandaj nuk ka përgjigje, madje është torturuese për mendjet njerëzore dhe sidomos për ata që këmbëngulin në mendimin e tyre ateistë se Zoti nuk egziston.

Ata edhe pse lodhen me trurin e tyre të vogël që ju punon vetëm 5-7% të kapacitetit, nuk mund ti japin përgjigje kësaj pyetje të gabuar dhe kur nuk marrin përgjigjen logjike   thonë në palogjik se Zoti nuk egziston dhe këtë e quajnë racionalitet, mençuri duke i parë me keqardhje si të palogjikshëm, injorant teistët, që e krijuan Zotin nga frika dhe padija.

Pse është e gabuar pyetja: Kush e krijojë Zotin ?

Për ateistët dhe për ata që pyesin: “Kush e krijoi

Fillimisht kjo pyetje është e gabuar që në formulim e saj, prandaj nuk ka përgjigje logjike , sepse nqs besojmë se Zoti është i krijuar nga dikush, atëhere nuk mund ta quash atë më Zot dhe po pyet për një subjekt të krijuar që nuk ka lidhje me personin e Zotit, që si subjekt hyjnor  quhet Zoti, sepse është i pa krijuar dhe që ekziston nga vetëvetja përtej çdo gjëje të krijuar.

E dyta, pyetja nuk do ketë kurrë përgjigje shteruese se po të themi se Zotin e krijoi diçka përmbi Zotin, pyetja vazhdon dhe përsërite në infinit pa një përgjigje, se : Kush e krijojë atë gjënë tjetër përmbi Zotin?

E treta kjo pyetje nuk mund të marrë kurrë përgjigje nga vetë njeriu sado inteligjent të jetë, sepse ta ekzaminosh diçka të duhet të jesh ose  i barabartë me të, ose më lartë.

Njeriu aq më shumë i "logjikshmi"ateisti nuk mund ta quaj veten kurrë Zot, ose më lartë se Zoti, që ta ekzaminojë Zotin, sepse ai beson se njeriu është një kafshë e evoluar brenda zinxhirit ushqimor të botës dhe nuk del jashë këtij rethi vicioz, vetëm nqs adhuron si "zot" vetveten dhe krijon kështu për vete fenë animaliste (adhurimi i kafshëve).

Nëse ateistët bëjnë një pyetje pa logjik dhe pa përgjigje ne teistët bëjmë një pyetje që ka logjik dhe një përgjigje.

Po njeriun, kush e krijoi?

Ateistët do thonë me të shpejtë: Majmuni nga evolucioni.

Por përsëri ne teistët pyesim: Nga majmuni deri tek njëqelizorët kush i krijoi?

 Ateistët përgjigjen: Materja, natyra.

Pyesim përsëri ne teistët: Po materien, natyrën kush e krijoi?

Ekziston nga vetëvetja, do na përgjigjen me të shpejtë ateistët.

Pra sipas ateistëve materia, natyra ekziston nga vetëvetja, pra është një “zot” për ata.

Por kur ata pranojnë dhe mësojnë se materia ekziston nga përjetësia, ne teistët ju bëjmë përsëri një pyetje ateistëve:

Atëhere kur materia ekziston nga vetëvetja pse Zoti nuk mund të ekzistojë nga vetëvetja në përjetësi?

Jam i bindur se këtu do përpëliten dhe do përgjigjen shkurt, nuk ekziston Zoti .

Por le të qëndrojmë tek materia që e shohim dhe e prekim të gjithë teistë dhe ateistë së bashku.

Përsëri ne teistët i pyesim ateistët: Ku e bazoni ju faktin se materia së bashku me kohën kur materia ndryshon dhe hapësirën ku materia qëndron edhe shtrihet, ekzistojnë nga vetëvetja dhe janë të përjetëshme?

Ku janë faktet tuaja shkencore për këtë argument logjik?

Nqs ateisti është i sinqertë, besoj se nuk ka asnjë fakt për teorinë e tij se materja është e përjetëshme, sepse me sa dimë shkenca që e pranojmë të gjithë na thotë të tjera fakte kokëforte krejt ndryshe nga ajo që thonë ateistët për materjen e përjetëshme .

Shkenca na thotë se materia koha edhe hapësira nuk ekzistojnë nga përjetësia por kanë një fillim dhe po ashtu kanë një fund, këtë e thotë saktësisht “Ligji i dytë i Termodinamikës”.

Ky ligj i cili njihet edhe me emrin "Ligji i Entropisë" (entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik), na tregon edhe shkencërisht se të gjitha proceset jetike të krijesës shfaqin një tendencë për humbjen e energjisë drejt kalbjes dhe shpërbërjes, me një rritje neto të asaj që quhet entropia, ose gjendja e rastësisë ose çrregullimit, të sistemit. Pra çdo gjë në univers edhe tokë po humbet energji po prishet në strukturë në mënyrë të pashmangshme dhe me këtë trend do të shkojë patjetër në prishjen totale në çregullim kozmik dhe shterimin e energjisë, dmth në hiç.

Për ateistët dhe për ata që pyesin: “Kush e krijoi

Po ashtu edhe sipas "Ligjit të Relativitetit” të gjitha gjërat që kanë lidhje me krijimin në kohë edhe në hapsirë janë relative (të ndryshueshme) dhe duke qënë të ndryshueshme nuk janë të përjetëshme. Shkenctari Albert Anjshtajni ka thënë se ky është "ligji primar i të gjithë shkencës", që na tregon se materia nuk është e përjetëshme, as e rastësishme dhe nuk ekziston nga vetvetja por e krijuar me një fillim në kohë edhe në hapësirë që shkon drejt një fundi të pashmangshëm.

Pra kur koha është relative edhe e kufizuar ka një fund dmth ajo ka pasur edhe një fillim, po ashtu edhe  materia ka pasur një fillim sepse nuk mund të kesh materie pa kohën, sepse nëse ke materie ku e vendos atë veçse në kohë, por po ashtu sikur koha edhe materia është e kufizuar dhe ka një fund edhe hapësira ku shtrihet materia ka një fund, sepse hapësira egziston nga materia dmth rreth materies është e shtrirë dhe e kufizuar, pra nuk janë të përjetshme, ato kanë pasur patjetër një fillim.

Ky fillim pranohet me hipotezën e atomoit të parë "Bing Bang" që sipas kozmologëve, termi "Big Bang" përgjithësisht lidhet me idenë se Universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën (matjet më sakta të disponueshme në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më parë), dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot deri në një cak.

Edhe pse Bibla është kundër hipotezëz së "Big Bang " që më shumë e promovojnë evulocionistët ateistë,sespe për teistët Biblik, Zoti Perëndi krijojë drejtë përdrejtë për gjashtë ditë  tokën , universin , natyrën, njeriun (Zanafilla 1), përsëri edhe kjo hipotezë  evolucioniste nuk e mohon dot egzistencë e Dikujt, para fillimit të materies që e krijoj edhe i dha start "Big Bangut".

Atëhere përsëri i kthehem racionalitetit logjik, kur shkenca dhe shkenctarët, si Njutoni, Kepler, Aijshtajni etj na thonë gjëra krejt të ndryshme nga ateistët në lidhje me materien, se ajo nuk është e përjetëshme, as që egziston nga vetëvetja, por ka një fillim, është relative dhe e përkohëshme, atëhere me të drejtë mund të bëjmë një pyetje logjike:

Kush e krijoji materien, së bashku me kohën dhe hapësirën?

Patjetër që duhet të jetë dikush sepse vetvetiu nga asgjëja nuk del asgjë , dhe ky Dikush  duhet të jetë diçka jo material apo fizike, por e kundërta e lëndës, pra jo lëndore, shpirtërore , mendore dhe duke qënë jo materiale është edhe jashtë kohës fizike ku gjendet materia, po ashtu edhe përtej hapësirës ku shtrihet materia, pra është një qenie  trashedente, përmbi të gjitha gjërat, jashtë kohës edhe hapësirës, plotësisht i veçantë nga universi fizik dhe i papërzier me atë dhe duke  qënë se është Krijues është edhe mbajtës i krijimit, prandaj është edhe imanente dmth e përshkon gjithë universin i kudondodhur ndonëse mbetet i veçuar prej tij në qenie edhe në esencë.

Ky Dikushi, jashtë kohës, materies dhe hapësirës që duhet të jetë logjikisht një qenie shpirtërore inteligjente e përsosur, i pa krijuar, i përjetshëm, i padryshushëm, i thjeshtë , i padukshëm, i paprekshëm, pa cak, i pakuptueshëm, i pakapshëm, i paperceptueshëm, i mirë, i drejtë, i gjithëfuqishëm, krijus i universit, që vigjëlon mbi gjithçka, zotërues, gjykatës, dhe mbi të gjitha dashuri, ne teistët e quajmë Zoti, Perëndi.

Ateistët kërkojnë gjoja me logjik të mohojnë ekzistencën e Perëndisë por në të vërtetë ata tregohen tërësisht të pa logjikshëm madje të marrë, sepse edhe përpara fakteve të shumta ata mbyllin mendjen e tyre që të mos arsyetojnë drejt, ashtu si apostull i kombeve Shën Pavli sqaron kundër tyre: “Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë"(Roamakëve 1, 20-21).

Një tjetër i mençur Shën Athanasi thotë: “Të mohosh Perëndinë, i cili na ka bërë e na ka krijuar, është veçori e atyre që nuk kanë mëndje”.

Ateistët jo vetëm janë bërë të marrë në arsyetimet e tyre të përçartura, por kur këmbëngulin në arsyetimet e tyre alogjike ateiste dhe në pyetje si :“Kush e krijoi Zotin” për ta mohuar Zotin , ata demonizohen, madje ja kalojnë edhe demonëve (engjëjve rebel) të cilët edhe pse janë armiq të Zotit nuk e mohojnë egzistencën e Perëndisë, ashtu si na thotë apostull Jakovi “edhe demonët besojnë dhe dridhen”(Jakovi 2-19).

Prandaj ateizmi është një fakeqësi më e madhe se demonizimi dhe një ateistë është më i rezikshëm për shoqërinë se një i demonizuar dhe këtë e ka treguar historia .

Jo vetëm pyetjes së gabuar : Kush e krijojë Zotin?, por edhe pyetjes logjike se ; "Çfarë është Zoti në natyrën e Tij " asnjë mendje e krijuar, engjëllore dhe njerëzore nuk mund ti përgjigjet ose ta mësojë, sepse siç na thotë Shën Grigor Theologu: “Ose duhet të jesh i barabartë me Zotin ose më lartë se Ai”.

Asnjë prej krijesave nuk mund të jetë e barabartë në natyrë me Perëndinë, prandaj nuk mund ta njohim natyrën hyjnore të pakrijuar të Zotit, por vetëm energjitë e tij të pakrijuara edhe ato në masën e besimit dhe të pastërtisë shpirtërore.

Shën Vasilit i Madh na thotë: “Ne njohim dhe emërtojmë Perëndinë nëpërmjet energjive, ndërsa esencën nuk mund ta perceptojmë dot, dhe ndërsa energjitë zbresin drejt nesh, esenca mbetet e paafrueshme”.

I vetmi që e njeh misterin e natyrës hyjnore është vetë Perëndia, që ju shfaq njeriut, psh profetit Moisi në malin Horeb dhe e dërgoj tek populli i Izraelit (Eksodi 3 ;1-10) : “Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t'u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç'përgjigje duhet t'u jap?". Perëndia i tha Moisiut: “UNË JAM AI QË JAM”(Eksodi 3,13-14).

Ky emër (YHWH) i vendosur nga Perëndia për vetëveten e shpall atë, vetëekzistues, të vetëmjaftushëm, të përjetëshëm, të gjithëpushtetshëm dhe të panjohur nga tjetër kush.

Prandaj askush nuk mund të na e zbuloj misterin e Perëndinë veçse Ai nga vetëvetja.

Kështu kemi një dallim midis fesë dhe besimit të krishter. Fetë para edhe pas Krishtit janë tentativa njerëzore për të njohur misterin e Perëndisë nga mendja e tyre dhe për të gjetur rrugë për të shkuar tek Hyjnia, por në pamundësi dhe të mashtruar nga demonët ranë në gabime teologjike, si në politeizëm ose herezi, dhe në vend të Zotit adhuruan demonët, sepse: "Sepse gjithë perënditë e kombeve janë demon, por Zoti ka bërë qiejt". (Psalmi 96-5) "Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka? Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.' (1Korintasve 10 19-20)

Gjatë historisë së njerëzimit vetëm popullit të Izraelit i'u shfaq Perëndia prandaj vetëm ata mund ta njihnin Atë dhe mud t’i shërbenin me anën Ligjit të Dhjatës së Vjetër në Tempull dhe kjo njohje për Perëndinë u përmbush me ardhjen në botë të Birit dhe Fjalës së Perëndisë, Jisu Krishtit (Joani 1-14) që themeloj Dhiatën e Re për të gjithë kombet, sepse “Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Biri i vetëmlindur që është në gjirin e Atit, ai na e bëri të njohur” (Gjoni 1:18) dhe ashtu si vetë Krishti mësonte: “Askush nuk e njeh Birin përveç Atit dhe askush nuk e njeh Atin përveç Birit dhe atij, të cilit Biri dëshiron t'ia zbulojë”(Mateu 11:27).

Prandaj krishterimi ndryshon nga fetë sepse është besim në vetë zbulesën e Perëndisë tek njerëzit me anën e Birit dhe Fjalës, sepse: “Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundmi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë”(Hebrejnve 1,1-2).

Zoti Jisu Krishti nuk la ndonjë mënyrë tjetër për ta njohur dhe  shkuar tek Ati Perëndi, por tha :“Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”(Gjoni 14:6).

Këtë mision të njohjes dhe bashkimin me Perëndin në Krishtin tek njerëzit e vazhdon Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse si Trupi i Krishtit dhe ;"shtylla dhe mbështetja e të vërtetës"(1 Timotheut 3-15).

Ateistë nuk është se nuk besojnë fare në Zot, është e pamundur një qenie njerëzore të mos besojë, sepse ajo që e drejton njeriun drejt Perëndisë nuk gjendet vetëm në natyrën, por në vetë njeriun, në shpirtin e tij, në shëmbëlltyrën e Perëndisë.

Meqënëse Perëndia e ka krijuar njeriun sipas ikonës së tij (Zanafilla 1-26), Ai ka vendosur në qenien e njerëzore një dëshirë që e drejton drejt Perëndisë. Prandaj edhe thuhet se “nqs Perëndia nuk do ekzistonte njeriu do ta krijonte", sepse njeriu është qenie fetare, i krijuar me aftësinë për të kërkuar Zotin, ashtu si fëmija kur arsyeton kërkon  prindërit e tij edhe pse nuk mund ti ketë parë kurrë fizikisht gjatë jetës fëminore.

Prandaj ateistët janë me pakicë në botë, sepse janë kontravers dhe të palogjikshëm, madje kalojnë çdo limit të së keqes, kalojnë në marrëzinë e madhe të mohimit me vetëdije të Krijuesit të tyre që edhe kafshët në logjikën instiktive e pranojnë dhe reagojnë me mënyrat e tyre instiktive në falenderim ndaj Krijuesit (Psalmi 148) “që është i bekuar përjetë.Amin”(Roamakët 1-25).

Ateistët nuk besojnë jo se nuk munden por se nuk duan ta pranojnë se ka një Zot edhe pse ndërgjegjja, logjika, natyra, historia , kultura, arkeologjia , teologjia dhe çdo gjë  i thotë se ka një Zot.

Ata nuk duan të ndryshojnë dhe pranojnë ta ulin dinjitetin njerëzor në kafshë pa mend, sepse nuk duan të braktisin mëkatet e tyre por duan t’i justifikojnë si instikte natyrore shtazore të pakushtëzuara,madje duan t’i ligjërojnët’i bëjnë një fe të re, ku ata të jenë zotat në një shoqëri pa Zot dhe pa moral si në një xhungël.

Pra problemi ateizmit nuk është racional por moral, madje ateizmi i vullnetshëm është mallkim dhe çmënduri si dënim, ashtu siç na thotë Shkrimi i Shenjtë :"Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë." (Romakëve 28-32)

Shkrimtari i madh Dostojevski tek romani  "Vëllezërit Karanmazov" shkruan për logjikën përverse të ateistëve që i bëjnë autosugjestion vetes dhe i bindin me dhunë psiqike dhe fizike njerëzit se : Këndej duhet nisur o qorra, që nuk kuptoni fare... Zot nuk ka dhe s’mund të ketë ligje. Atje ku ndalet Zoti, aty është vendi i Zotit. Atje ku ndalem unë do të jetë vendi i mëparshëm (njeriu zot). Gjithçka lejohet”.(Kapitulli 9  Romani :Vëllezërit Karamazov)

Prandaj me ndërgjegje ateistët nuk duan të besojnë  edhe pse përpiqen dhe shtrydhin trurin e tyre të vogël për të nxjerrë strofa arsyetimesh alogjik  kundra besimit logjik tek Perëndisa i Gjithëdijshëm.

Në të vërtetë ato strofa mendimesh mjerane se : "Kush e krijojë Zotin" janë tregues i marrëzisë në zemrën e tyre të korruptuar dhe jetës mëkatare pa pendim, sepse: “Tha i marri në Zemrën e vetë nuk ka Perëndi. Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën." (Psalmi 14,1).

20:41 Opinione Lutfi Dervishi

Presidenti takon shefin

Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...

08:07 Opinione Kastriot Dervishi

"Kryeveterani"

Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...

Lajmet e fundit nga