
Deklarata tragji-komike e ministres Krifca për vajin e ullirit
Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kult...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkruar aq shumë, saqë duket sikur nuk ka më ç’të shkruash. Në fakt unë mendoj krejt ndryshe. Dimensioni i figurës së tij është i tillë që sa më shumë të kërkosh, aq shumë mund të gjesh materiale, dokumente, fotografi, audio e deri video.
Një të tillë me modesti e them se e kam publikur në revistën “News bomb” të muajit dhjetor 2022. Bëhet fjalë për fjalimin e plotë orgjinal të mbajtur nga Fan Noli në Moskë në nëntor të vitit 1927, në 10-vjetorin e Revolucionit Bolshevik. Deri më sot ai fjalim ose ishte përmendur tangent, ose ishin publikuar copëza dhe fragmente. Në revistën “News bomb” mund të gjeni të plotë dhe orgjinal siç e kishte redaktuar vetë Imzot Noli në gjuhën shqipe.
Por ajo që vlen më shumë për Nolin është vlerësimi i figurës së tij. Deri para pak vitesh Noli vizatohej vetëm me nota pozitive. Realisht në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar, unë personalisht nuk besoj se ka një figurë me regjistër kaq të gjerë dhe kontribut në kaq shumë e shumë fushash sa Fan Noli. Shkrimtar, poet, përkthyes, publicist, botues, autorë librash studimorë, kritik letrar, muzikant, kritik muzike, biograf, klerik dhe themelues i kishës autoqefale të ortodoksisë shqiptare Fan Noli është nga të rrallët figurë poliedrike e kombit shqiptar, për të mos thënë i vetmi.
Ajo që e ka ngatërruar figurën e tij është politika. Në fakt, mes 33 kryeministrave, kryeministri i 13-të, Fan Noli, i diplomaur në Universitetin e Harvardit, mbetet më i arsimuari në historinë e shtetit 110-vjeçar shqiptar. Por prisni! Duhet ta themi troç se në vitet ‘20-të Noli i madh pati dalldisje pas komunizmit. Kryetar i KONARE, pjesmarrës në Moskë në 10 vjetorin e Revoluconit Bolshevik, pjesmarrës në të njëjtën tribunë me Stalinin në paradën e organizaur po në Moskë, por edhe fjalimi i mbajtur atje, e ngjyejnë me të kuqe figurën e tij.
Miku-armik Faik Konica e quante peshkopi i kuq, ndërsa në Departamentin e Shtetit dosja e tij si përkrahës i komunizmit u bë ding me të dhëna dhe letra të shkruar nga miq dhe armiq që në këtë kohë u bënë shumë. Por e rëndësishme është të themi se “komunisti Noli” e mori kthesën shpejt. U zhgënjye nga idealizmi idiot që kishte mbirë në shumicën e botës dhe gjithçka iu venit kur mësoi se në Moskë komuznimi po lulëzonte nga vrasjet politike, ndërsa ekonomia po rrënonte vendin.
Mes Bashkimit Sovjetik komunist dhe SHBA-së demokratike Fan Noli ishte me të dytën. Në karrierën në politikë Fan Noli ka meritën e angazhimit të tij në SHBA për të bërë të njohur çështjen shqiptare. Në librin tim “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri 1922-2022” kam të referuar një pasazh të një takimi historik, atë të Fan Nolit me presidentin Thomas Woodrow Wilson.
Mjafton vetëm ky takim dhe emrin i Nolit është për tu vendosur në majën e panteonit të kombit shqioptar. Kjo është edhe arsyeja përse kur u bë kryeministër, vendimi krysor i Fan Nolit ishte që qyteti i Shëngjinit të merrte emrin Wilson. Kjo që po publikoj është shkresa me firmën orgjinale të Fan Nolit si shef i qeverisë, një vendim që për fat të keq qendron prej 99 vjetësh në sirtar dhe nuk zbatohet. Një vendim që u kthye në një peng në jetën e Fan Nolit. E kam pyetur posaçërisht kryeministrin Edi Rama për këtë çështje gjatë një interviste dhe sigurisht që u ndje i papërgatitur për të dhënë përgjigje aty për aty.
Por do ishte në nderin e Shëngjinit dhe të Shqipërisë që ai vendim të zbatohej, jo vetëm pse Rama e ka idhull. Më poshtë po publikoj pjesë të dialogut të Fan Nolit me presidentin Thomas Woodrow Wilson përpara se ai të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris 1919.
Dialogu i Fan Nolit me presidentin e SHBA Thomas Woodrow Wilson (Pjesë nga libri im “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri 1922-2022”)
Përfaqësues i federatës “Vatra”, Noli ishte pjesë e një delegacioni në Kongresin e Kombeve të shtypura dhe Wilson e mbajti fjalimin në malin Vernon, aty ku është varri i George Washington, presidentit të parë dhe një nga themeluesit e SHBA-së. Shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti fjalimin me 4 pika si program i SHBA-së për të ardhmen e botës. Teksa përshkoi udhëtimin me jahtin e tij presidencial “Myflower”, Noli gjeti rastin të takojë presidentin amerikan duke i kërkuar rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë. Dy biseda kokë më kokë të Nolit me Wilson-in, e para në malin Vernon dhe dyta në jaht gjatë kthimit, ishin dy mrekulli. I pari takim i një niveli kaq të lartë mes një personaliteti shqiptar dhe kreut të shtetit amerikan, ai merr rëndësi, mjafton të lexojmë një pjesë të dialogut që u zhvillua mes tyre:
“Fan Noli: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president.
Woodrow Wilson: Unë do të kem vetëm një zë në Kongresin e Paqes dhe atë zë do ta përdor edhe për të drejtat e shqiptarëve.
Fan Noli: Ai zë është mjaft për shqiptarët.
WoodroW Wilson: Jo, mos ua thuaj pikërisht kështu shqiptarëve, se ata atëherë do ta lënë punën e tyre në gjumë. Duhet paskëtaj të punojnë ca më tepër se kurdoherë.”
…..Noli rikujton Wilson-in, gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit u njoh zyrtarisht:
“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i presidentit Wilson”.
Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kult...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
Kam dëgjuar se disa institucione arsimore parashkollor...
Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë. Jam inteligjent...
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet...
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhu...
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka folur lidhur me ...
Dorëzimi i një milion fuçi nafte të papërpunuar në raf...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestua...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...