LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bakllavaja nuk ka origjinë turke

30 Dhjetor 2022, 11:04, Opinione Kostandin Luçi
Bakllavaja nuk ka origjinë turke
Foto Ilustruese, bakllava


Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së Bakllavaja ka origjinë turke, duhet të dimë se teknika e petës dhe mbushjes së saj me mjalt, arra apo shtesa të tjera, daton shekuj përpara perandorisë Osmane. Një nga përmendjet më të hershme të një ëmbëlsirë të ngjashme me Bakllavanë daton që në kohën e Asirisë së lashtë në shekullin e 8, Para Lindjes Krishtit, dhe sipas Franz Majer, kjo ëmbëlsirë përshkruhet si një shtresë buke e sheshtë e mbushur me arra dhe mjaltë.


Dihet botërisht që Turqit hynë në gadishullin e Anatolisë në shekullin e 11, duke huazuar dhe shumë nga traditat e vendasve. Ndërsa edhe vetë fjala Bakllava, hyri në fjalorin Europian në vitin 1,650 dhe sipas hisrtorianit Paul D.Buell, origjina e kësaj fjale vjen nga rrënja e foljes Bayla, që në shqip merr kuptimin, “të lidhësh” ose “ të grumbullosh”.


Gjithashtu nuk duhet harruar as fakti që kuzhina turke u ndërtua mbi kuzhinën e perandorisë Bizantine, e cila ishte një vazhdim i kuzhinës të Perandorisë Romake.
Kuzhina romake kishte huazuar shumë nga kuzhina greke, por placenta,e cila vjen nga fjala plakos(që ka kuptimin:e sheshtë dhe e gjërë) si dhe kishte një origjinë latine dhe kjo origjinë latine na jepet nga Kato I Vjetri (234-149,Para.L.Krishtit) tek libri I tij Mbi Agrikulturen. Por,duke pasur parasysh dhe faktin që vetë Kato ishte dhe deri diku anti-grek,të lë dyshime për origjinën e kësaj ëmbëlsire,që emrin mund ta ketë Turk,por origjina e saj nuk është aspak e tillë,pasi ajo është greko-romake.

/CNA. al Burimi: Grand Larousse encyclopédique en dix volumes”, 1992. Ziyat Akkoyunlu, “Türk Mutfa??ndan Kaybolan Kerkük Yemekleri” in Motif Akademi Halkbilimi Dergisi, vol. 2, pp. 328-336, 2012.

Lajmet e fundit nga