Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një gazetari të Bota.al, i cili së fundmi ka bërë një shkrim në kuadër të shkrimit, të vetë analistit me titull "Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi".
Më poshtë shikoni replikën ndaj shkrimit.
I nderuar z.botues,
E lexova plot vëmendje shkrimin tuaj “Pse Leo Mesi nuk është shqiptar”, madje edhe e rilexova ku mbajta shënimet e nevojshme.
Ndonëse e çmoj etikën tuaj në komunikim dhe mungesën absolute të sharjeve dhe fyerjeve çka nuk është në traditën tonë të komunikimit on line, dua të them se argumentet tuaj që Mesi nuk ka lidhje me Shqipërinë i ngjajnë përpjekjes së personit që mbyll një vrimë në kulluesen e makaronave dhe e quan punën e mbaruar.
E kuptoj mjaft mirë që si çdo çështje e rëndësishme edhe kjo e origjinës së Mesit ka tri zgjidhje: Zgjidhjen time, zgjidhjen tënde dhe zgjidhjen apo më mirë verdiktin që jep populli.
Po të rendis disa prej argumenteve që populli i facebook-ut ka renditur përveç fakteve që parashtrova unë:
-Së pari Mesi ka tre djem, pra si i themi ne në Shqipëri, “shtëpi pushke”.
-Së dyti, ajo çka e konfirmon genin e pamohueshëm shqiptar, siç është vënë re me të drejtë nga komentuesit, është fakti se vetëm në Spanjë, Mesi ka investuar në një rrjet prej 18 kafenesh.
-Së treti, Mesin e pretendojnë si birin e tyre, Argjentina dhe Italia. Ky është një tjetër argument se legjenda Mesi ka fatin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, pronësinë e të cilit e pretendojnë Greqia dhe Serbia.
-Së katërti: Skifterët shqiptarë që drejtoheshin nga një ish drejtori ujësjellesi, “pastruan” shtëpitë e gjithë futbollistëve të Realit dhe Barcelonës (Ramos, Benzema, Iniesta, Xavi) me përjashtim të vilës së Leo Messit. Është thirrja e gjakut, instinktivisht e kanë ndjerë se vjedhja aty është haram.
Fort i nderuar zotëri!
Ju duke kundërshtuar faktet që kam paraqitur, thoni se Ura e Mesit në Shkodër ka 13 harqe dhe jo 10. Kështu sipas jush kjo nuk ka lidhje me numrin 10 të fanelës së lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave. Në të vërtet ju kapeni te ky pseudofakt si i mbyturi pas fijes së kashtës. Pas verifikimeve në terren është e vërtetë se ura ka 13 harqe, por me një “hu” ju nuk mund të pretendoni të thurni gjithë gardhin.
Dokumente arkivore autentike sqarojnë edhe këtë “lapsus” timin që ju keni qëmtuar. 13 është mosha që Mesi ka nisur futbollin te Barcelona. Për më tepër, besoj që e dini se në fillim nuk ka patur kontratë të mirëfilltë. Thuhet se kontrata është firmosur në një shami letre. E vërteta lakuriq është se nuk ka patur asnjë firmë. Babai i legjendës sipas kodit të vjetër të kanunit ka thënë: “Po ju lyp besë”. Kur kanë nënshkruar kontratën pas dy vitesh, gjyshja ka thënë e dëshpruar: “doli shkresa, humbi besa”.
Zotëri i nderuar i bota.al!
Faktet që Mesi është shqiptar janë sheshit, por mos harro:Zoti t’i jep arrat, por nuk i thyen ato për ty!
Po mirë more zotëri, a nuk e sheh si i picerron sytë Mesi tamam si arnaut 24 karatësh?!
A nuk e sheh që është shpatullgjerë, hundëshkabë dhe vetullshqiponjë?
Thellohuni dhe shikoni se çfarë bën bota e cila sajon heronj të paqenë kurse ne të ngratët e kemi dhe kërkojmë ta mohojmë.
Mesi nuk është personaliteti i parë që ne i mohojmë origjinën shqiptare. Është për të ardhur keq që krahas grekëve dhe serbëve, në radhë të parë të mohimit të rrënjëve tona pellazge vihen edhe disa shqiptarë. Shpresoj shumë të mos jenë të paguar për të bërë këtë gjë./CNA.al
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të...
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë ...
Çdo fund viti është shndërruar në traditë mediatike re...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Po e them shpejt si e mendoj këtë punën e kandidatit të "A...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka ndërgjegjësuar më në fund Ba...
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
Mua nuk më intereson sesa shpesh detyrohem që ta them: Luf...
A është apo jo fjala analfabet fyerje? Po fjala tyryfy...
PD përkujton në mënyrën më të keqe të saj 32 vjetorin e kr...
Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90! Çdo fillim Dhje...
Sot në 8 Dhjetor, vendosa të publikoj listën zyrtare t...
Në 8 dhjetor 1990 nisi protesta e pare, që i dha një të sh...
Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë! 32 vjet më par...
Mbase dikujt mund t’i duket patetik apo ndoshta edhe i tep...
“A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e dhjetorit ...
Dje duhet të ishte një ditë e bukur, një ditë, nga ato...
Atentati i sotëm ndaj liderit të opozitës Sali Berisha...
Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës. Për herë të pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...