Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë!
32 vjet më parë, studentët e asaj kohe kryen një akt me të vërtetë madhor, që do të ndryshonte gjithë rrjedhën e Historisë Shqiptare.
Dhe ata, Studentët e Dhjetorit ‘90, LIBERATORËT, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që solli rënien e komunizmit dhe lindjen e Demokracisë në Shqipëri.
Ata, Studentët e Dhjetorit ’90, dolën në ballë të epokës, të një epoke, që, ndoshta kërkonte prestigjiatorë.
Dhe ata..., pa ulërima dhe pa lajka, i thanë gjërat me emrin e tyre. U ndeshën me konservatorizmin dhe forcat regresive qeverisëse të Shqipërisë. Dhe paraqitën një propozim tjetër për atdheun.
Propozuan dhe ofruan demokracinë, lirinë e besimit, mendimit, fjalës, veprimit...
8 Dhjetori i 1990-ës merr një vlerë të veçantë, e cila kurrë nuk do të zbehet. Studentët e Dhjetorit ’90 meritojnë mirënjohjen më të thellë, sepse bëhet fjalë për një brez studentësh, të cilët të paarmatosur, por edhe të vendosur morën përsipër të shpëlanin turpin e një vendi që në heshtje dhe në humbje, qeverisej për pesëdhjetë vjet nga diktatura shkatërrimtare komuniste. Djem e vajza 20- 22 vjeçarë ishin për pak ditë të lirët e rrethuar të historisë sonë bashkëkohore shqiptare.

Një brez djemsh e vajzash 20 vjeçarë që bëri politikë me fjalë, me këngë, me shpirtin dhe, mbi të gjitha, me trupin e tyre të njomë e të drobitur nga uria. Një brez që zgjoi një popull të tërë nga gjumi letargjik e që vrau frikën. Një brez 20 vjeçarësh që rrezikuan jetën, studimet, për të fituar një çast që jeton përgjithmonë.
Dhe ajri i lirisë që atëherë frynte në Tiranën e acartë edhe kur dëgjoheshin thirrjet e studentëve, sirenat e makinave të policisë, apo edhe kur sambistët i rrihnin me shkopinj gome, nuk kishte se si të mos përqafohej nga një popull i tërë.
Respekt e mirënjohje për ata studentë e pedagogë të guximshëm e demokratë, të cilëve Historia u ka borxh!
Respekt e mirënjohje për ata studentë që nuk kërkuan që rreth tyre të thurreshin legjenda e mite, që luftuan që të shemben njëherë e mirë idhujt e mitet e rremë.
Me shprehjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", studentët kërkuan në emër të një populli, atë ç’ka i mungonte Shqipërisë e shqiptarëve: pluralizmin politik, Lirinë e Demokracinë.
Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike, më njerëzore të shqiptarëve.
Ndaj dhe 8 Dhjetori ‘90 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj.
Është dita e “bijës” së kësaj Lëvizjeje, Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet liderit të saj, Sali Berisha, themeluesve të tjerë Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Arben Broci, Arben Imami, Pjetër Arbnori rikthyen atdheun në botën perëndimore, në liri e demokraci.
Është dita e nderimit të udhëheqësit të tyre, Azem Hajdarit.

Është dita e Heroit të Demokracisë, Arben Broci dhe e të gjithë atyre që u sakrifikuan për Demokracinë.
Është dita e nderimit të studentëve protagonistë: Azem Hajdari, Arben Broci, Arben Lika, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Arian Manahasa, Ilir Dizdari, Ardi Stefa, Skënder Madani, Luan Meçaj, Ridvan Peshkëpia, Arben Sulo, Edvin Shvarc, Ndue Lugja, Bardhyl Ukcamaj, Afrim Krasniqi, Arben Muça, Ilir Nikolla, Bislim Ahmetaj, Albert Kushta, Agim Parllaku, Arben Ibro, Spiro Curra e dhjetëra studentë të tjerë, që u vunë në ballë të protestave.
Në këtë datë do të dëshiroja të falenderoja dhe veçanërisht të gjithë studentët vlonjatë, Mimoza Ferraj, Ardi Stefa (që i ngarkuar nga Komisioni Nismëtar solli në Vlorë Programin dhe Statutin e PD, për themelimin e degës), Alma Bendaj, Albert Kushti, Arian Nika, Ermal Arapi, Alban Arapi, Enela Pici, Enkeleida Stefa, Dorian Sofia, Alban Xhiku, Arben Meçaj, Besnik Dervishi, Arben Petro, Lad Kordhaj, Sokol Bala, Edmond Ruçi, Altin Llupa, Edmond Banushi, Marsela Ahmeti, Petrit Zeqiri, Luan Meçaj, pedagogun Herkole Sava, e dhjetëra të tjerë, të cilët me guxim, kurajo e vendosmëri ishin në ballë të protestave, ishin nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kontribuuan në themelimin e degës së Vlorës dhe qëndruan konseguentë të vlerave e idealeve të Dhjetorit ’90!

Ju jemi mirënjohës përjetësisht!
Sot, 32 vite më pas, ende Partia Demokratike u është në borxh këtij brezi studentësh, pesëdhjetëvjeçarë, tashmë. Shumë prej tyre u larguan ose i larguan nga politika aktive.
Shumë prej tyre provuan emigrimin dhe represionin e qeverive socialiste. Provuan varfërinë ekonomike, papunësinë, provuan dhunën fizike e shpirtërore.
Por asnjëherë ata nuk tradhtuan idealet e tyre demokratike, me të cilat ishin mbrujtur.
Gjithmonë pranë PD edhe pse në heshtje e pa kërkuar asnjëherë asgjë. Sepse në ADN-në e tyre qëndronte e qëndron idealizmi, demokracia, vlerat e vërteta njerëzore.

E, pra. Partia Demokratike u ka ende detyrim atyre studentëve, atij brezi.
Sa të përfaqësuar janë ata në parti?
Dhe pse u “fshi” si me gomë ideja e drejtë e kryetarit të PD, z. Sali Berisha, që Studentët e Dhjetorit dhe ish të Përndjekurit Politikë me shoqatën e tyre të jenë në PD me statusin e organizatave partnere, njëlloj si FRPD dhe LDG, dhe të kenë përfaqësim sipas kuotave që u takojnë në Këshillin Kombëtar dhe në organet e tjera vendimmarrëse?
Duhet korrigjuar urgjentisht; duhet të thërritet përsëri Këshilli Kombëtar e të rishikojë vendimin.
Ish- Studentët e Dhjetorit ’90 dhe ish- të Përndjekurit e vërtetë Politikë duhet të kenë vendin e tyre në organet vendimmarrëse të PD.
Studentët e Dhjetorit ’90 nuk duhen trajtuar si element dekorativ në raste datash të shënuara, apo si veteranë, për të marrë prej tyre kapital politik!
Janë ende të rinj. Kanë çfarë t’i japin ende atdheut. Kanë ide, pjekuri politike, qytetare e profesionale, vrull, energji e idealizëm.
Ata janë nga ai brez, që do të jetë gjithmonë i gatshëm që po t’i thërrasë atdheu t’i rrëzojnë edhe një herë diktaturat!/CNA.al
Mbase dikujt mund t’i duket patetik apo ndoshta edhe i tep...
“A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e dhjetorit ...
Dje duhet të ishte një ditë e bukur, një ditë, nga ato...
Atentati i sotëm ndaj liderit të opozitës Sali Berisha...
Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës. Për herë të pa...
Kudo protestohet, edhe pse “elitat”, gjithkund, i përçajnë...
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-...
Vendimi më i gabuar editorial do të ishte lufta e shtr...
Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i...
Po shoh shumë postime nga fronti opozitar në lidhje me...
Eksodi masiv i italianëve nuk ka të ndalur. 2.7 milio...
"Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë ...
Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më ...
78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dh...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipëris...
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Branden...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, ...
Çështja e rolit të ideologjive komb apo shtetformuese në b...
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Nd...
28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...