Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kudo protestohet, edhe pse “elitat”, gjithkund, i përçajnë. Francezët u perleshën, gjakosën, dogjën dhe shkatërruan vetëm për një ngritje çmimi benzine. Kinezët, përplasen me shtetin monist komunist dhe para kamerave kërkojne dorëheqjen e Shi Xhi Pinit. Janë arrestuar me mijëra. Hijet e Tienanmenit rrinë si shpata e Demokleut.
Biden hesht. Perëndimi hesht, ashtu si heshtën dikur kur u ngritën antikomunistët në Budapestin e gjaktë të vitit 1956.
Pse nuk u dashka të protestojnë shqiptarët? Pse duhet ta kenë këtë luks sundimi pa asnjë kundërshti, ish-komunistët e quajtur sot socialistë?
Bota eshte meskine. Po heshtin ndaj protestës se kinezëve por ama Biden ka folur pro protestave te iranianëve. Interesat politike janë sfiduese. Ndaj mos prisni që koreano-jugorja Kim, ta mbështesë protestën.
Ajo do heshtë! E dimë.
Është fakt që për momentin Departamenti Amerikan është në dashuri me ish-komunistët shqiptarë. Nuk e ndërrojme dot opinionin e tyre, as për një javë apo as për një muaj. Duhen, mbase vite, mbase dekada lodhjeje dhe lidhje me konservatorët amerikanë. Merr kohë, madje, fatkeqësisht, shumë gjatë.
Ultra liberalët amerikanë, kanë kohë që dashurohen mbas politikave të majta. Nuk është faji ynë. Janë probleme madhore qe ka ky komb i madh.
Shorosh kërkon të latojë mendimin publik dhe të diktojë në formulimin e politikës së jashtme Në fakt plakun e gjorë dhe po aq të pështirë, nuk e pyet kush por ai hedh miliona dollarë në Think Tank-et e NGO-ve të elitave ultra-liberale që vegjetojnë mes flamujve të LGBT-ve dhe llumnajës së Uokizmit. Ndricon, mes muzgut të errësirës anti-konservatore, Këshilli i Atlantitkut, NGO-ja ku, ultas në cdo tryezë një kampion LGBT-je, Aleks Shorosh, tregon bujshëm se si vrulltas derdh miliona dollarë sponsorizues.
Nuk qe rastësi qe sponsorizojnë Eksobarin të japë platformën e së majtës amerikane për Ballkanin Perëndimor. O zotëri më mbiemër krenari ngacumuesm, ne jemi Europa Juglindore e jo mbrapashtesë Ballkani.
Burokratët e Departamentit janë utra liberalë. Trump detyroi mbi 450 vetë nga elita e mocme të jepnin dorëheqjen por kultura e Departamentit nuk ndryshon.
E mbani mend Palmerin me syzet e shëmtuara? Merr një rrogë të majme diku në Europë si zv/ambasador, por shumicën e kohës e kalon duke shkruajtur novela dhe duke lundruar në rrefenjat serbe, për të mbajtur gjallë serbishten, gjuhën e nënës së gruas së tij. Eshtë fashitur. Ashtu do ikë edhe Escobar.
Burokratë të pavotuar që pëlqejnë luksin e stilit të jetesës në Uashington,
duke mos i shërbyer atyre që paguajnë taksat për luksin e tyre dhe duke konsideruar veten elitarë të “shtetit brenda shetit”. Ata drejtojnë, ata sundojnë, ata janë Zoti. Dhe nuk i ka votuar askush. Të përjetshëm te vendi i punës, të përjetshëm në qendrime, sikur flasin nga Olimpi... Fakt. Ndaj askush nuk duhet të dekurajohet nëse koreano-koreania Kim, do të thërrasë për mosdalje në protesta sepse ka rrezik jete.
Çudi! Më 1997, Lino britte që të vinin sa më shumë të protestonin në Tiranë. Edhe Lino, fashitur kah harresa. Dikur jam parakaluar në një aeroport të Europës dhe nuk do e njihja kurrë nëse nuk do më kishte folur. Ajo, e forta, e ashpra e 97-ës, një kalimtare e zakontë pa fuqi dhe forcë si dikur. Unë njësoj. Kokëlartë, si shumica jonë, për mos gabimin historik të 97-ës.
Ne kemi mbijetuar. Na harroi perëndimi pas perdes së Stalinit. Po të donin na kishin shpëtuar.Perëndimi më lehtas mund të na kishte shpëtuar ne nga cizmja e kuqe se sa kur shpëtoi Greqinë.Na lanë.Por ne nuk ndalëm endrrën e ikjes prej stepave ruse apo prej orizoreve të Maos.
Nacionalistët shqiptarë u braktisën por nuk u zhdukën. Mirënjohës ndaj Amerikës sepse prej tyre ekzistojmë si komb, por të zhgënjyer nga ky tolerim skajor ndaj ish-krimit të komunistëve, akoma i pandëshkuar.
E kuptuam vonë se është maratonë, nuk është sprint. E dimë tashmë, ndaj askush nuk e ndalon ëndrrën.
Fakt.
Krimi komunist si krimet e nazizmit. Ndaj duhet protestuar.Thjesht, gjithkush të thotë: Unë ekzistoj! Po po, sepse unë mendoj! Nuk ma ndalon këtë të drejtë sublime as surrat botoksi Escobar apo salltanetdashësja Kim. Jo! Endërrimtarë për të qenë pro-amerikanë, por ama pro ideve të mëdha amerikane e jo të llumnajës të Uokizmit kafshues ndaj kombit të madh amerikan./CNA.al
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-...
Vendimi më i gabuar editorial do të ishte lufta e shtr...
Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i...
Po shoh shumë postime nga fronti opozitar në lidhje me...
Eksodi masiv i italianëve nuk ka të ndalur. 2.7 milio...
"Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë ...
Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më ...
78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dh...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipëris...
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Branden...
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, ...
Çështja e rolit të ideologjive komb apo shtetformuese në b...
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Nd...
28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por...
Pak ditë më parë duke kqyrur një debat rinor në Eurone...
SPAK mbylli një “mandat” të kryetarit të parë pa ndonjë gj...
Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa...
Ambasadorët e BE-së në Tiranë duhet të jenë ndier në sikle...
Kjo pyetje duket retorike nëse u referohesh emisioneve...
Deri më sot nuk kam parë dot asnjë oponencë teknike që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...