Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa ishte në Shqipëri, për punë, kolegët shqiptarë e ngjitën edhe në Kalanë e Rozafës.
Ardhur nga një vend ku uji është malli më i çmuar, ndërsa pa poshte një qytet rrethuar nga dy lumenj dhe një liqen, ai tha:
"Ky është një vend i shenjtë dhe i bekuar, jo Jerusalemi!"
Në fakt për shkodranët, Liqeni, Buna dhe Drini, janë bëra mallkimi i tyre, brez pas brezi.
Shkodra është përmbytur me kohë. Ndërtimi i HEC-eve gjatë komunizmit, solli një lloj stabiliteti dhe rralloi përmbytjet.

Në kohën tonë, edhe pse për shumëkënd është një konspiracion global, klima ka ndryshuar. E tërë vjeshta ishte pa shi, dhe për 24 orë ranë reshjet e tre muajve. Kjo është “natyra e re” me të cilën ne duhet të jetojmë, nga e cila do të përfitojmë por edhe duhet të mbrohemi.
Çfarë po bëjmë ne sot?
Berisha, në opozitë, ka zbritur në terren dhe po u qan hallin banorëve të përmbytur.

Këtë gjë bënte Rama në 2010, ndërsa ngarkonte deputetët në varkë dhe takonin fshatarët e përmbytur dhe akuizonte qeverinë.
Sot, Rama dhe ministrat e tij kanë marrë metrin dhe masin thellësinë e përmbytjes. U del disa cm me pak se përmbytja e Berishës.
“Super! Kaq na duhet! Ne jemi më mirë”

Dhe vijojnë akuzat. Ti i hape më shumë portat, unë i hapa më pak!
Askush nuk ka në plan të projektojë një sistem mbrojtës nga uji, në mënyrë që ky produkt i natyrës të jetë pasuri(siç është në fakt) e jo fatkeqsi.
Institucionet kërkimore-shkencore në fushën e ujërave i shkatërruam!
Infrastrukturën e ndërtuar gjatë komunizmit, kanale, hidrovore, argjinatura….i shkatërruam apo i lamë të shkatërrohen!
Ndërtuam shtëpi sa më afër lumenjve dhe madje edhe në shtrat të lumit!
Natyra është bërë më agresive. Lumi më agresiv. Deti më agresiv. Ndrësa ne jemi bërë edhe me agresivë me njëri-tjetrin.
Lerini akuzat, por thërrsini ca njerëz të mençur, nga ata që ende nuk kanë ikur në atë botë, dhe jepuni një zyrë e të hartojnë projekte se si mund ti bëhet ballë këtij problemi, sot e për dekadat e ardhëshme.
Fillojini sot punimet e të mbarojnë edhe në 2050, por fillojini, e mos gjuani njeri-tjetrin me baltë, se në baltë do të mbetemi tërë jetën.
Holandezët kishin një kënetë 2 metra nën nivelin e detit dhe e bënë vendin më të pasur të Europës, duke ndërtuar prita. Ndërsa ne kemi një parajsë dhe po e shndërrojmë në kënetë, sepse kemi mendjen vetëm të vjedhim e të zihemi me njeri-tjetrin./CNA.al
Ambasadorët e BE-së në Tiranë duhet të jenë ndier në sikle...
Kjo pyetje duket retorike nëse u referohesh emisioneve...
Deri më sot nuk kam parë dot asnjë oponencë teknike që...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
Mafia ka kodin e heshtjes. Kjo është e shkruar, e inve...
Ligësia 250 vjeçare e sëmurë e Perandorisë Osmane, Se...
E para gjë që më ka mbet në mendje dhe që ka qenë kons...
Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele ...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi dhe studentët Çfarë i bashkon...
Porti i Durrësit si porti më i madh në vend është njëk...
Kushdo e ndien nevojën të flasë për veten dhe, pothuaj...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luçiano Boçi është një nga deputetët më të spikatur të Par...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. E kemi shabllon jete ...
Më pyeti tani në mëngjes një mik: "Përshendetje Endri,...
Analisti ka treguar si qeveriset Shqipëria, sipas tele...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...