Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Festivalin e 61-të të këngës në RTSH:
Një “harresë” e shëmtuar!
Meqenëse organizatorët e Festivalit të 61-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar zgjodhën të na ofronin në natën e tretë të festivalit një shfaqje me këngë nga historia e kësaj ngjarjeje të madhe të muzikës shqiptare ( ah sikur festivali të ishte edhe tani ngjarje e madhe e këngës tonë!), edhe unë vendosa ta ndjek këtë natë këngësh të zgjedhura, për t’u ritakuar me këngë dhe këngëtarë që kanë shenjuar rrugëtimin e këngës tonë prej festivalit në festival, i bindur se përzgjedhja do të ishte edhe një moment nderimi, homazhi e vëmendjeje për krijuesit e atyre këngëve, pra edhe për kompozitorët, për poetët, për këngëtarët dhe brezat e tyre.
Mirëpo, më bëri përshtypje një “harresë” e shëmtuar e organizatorëve, të cilët, për një pjesë të këngëve, nuk i përmendën as kompozitorët dhe as poetët e këngëve të përzgjedhura.
Shumë bukur për shembull që ndër këngët e zgjedhura ishte edhe kënga “Ne jemi tre” e kënduar nga Qemal Kërtusha. Shumë mirë që u kujtua me nderim edhe këngëtari aq i njohur për zërin melodioz dhe aq të veçantë. Po përse nuk iu tha publikut që atë këngë e ka kompozuar kompozitori ynë i madh Agim Krajka mbi poezinë e Haxhi Ramës dhe të Koçi Petritit?!
Po kështu, prania dhe interpretimi i Luan Zhegut i bëri një nder të veçantë festivalit dhe risjella e këngës “ A do vish?” jo rastësisht ndezi të gjithë sallën, po përse nuk iu tha publikut që tekstin e kësaj kënge e ka bërë një prej poetëve më të pranishëm në festivalet tona, Agim Doçi dhe muzikën aq të bukur e ka kompozuar Osman Mula?!
Pa sjellë më shumë fakte me këngë dhe autorë të tjerë, dua të them se jo vetëm është detyrim formal në respekt të të drejtës së autorit përmendja e autorëve të këngës, por më shumë se kaq, është detyrim njerëzor, është detyrim etik, është shenjë vëmendjeje dhe respekti.
Kënga nuk është vetëm e këngëtarit. Madje, më parë se të jetë e tija, kënga është e kompozitorit dhe e poetit.
Ata që kanë organizuar dhe që drejtojnë festivalin e 61-të të këngës në RTSH, me sa duket nuk e dinë se pa kompozitorët dhe poetët, këngëtarët nuk do të kishin se çfarë të këndonin.
Por, meqë festivali ende vazhdon, organizatorët janë në kohë t’u kërkojnë ndjesë autorëve të “harruar”, anipse një pjesë prej tyre nuk janë gjallë.
Është gjallë emri i tyre, janë gjallë këngët e tyre, është e gjallë kujtesa e publikut dhe nderimi për artin që ata dhuruan.
Radio Televizioni Shqiptar e ka detyrim nderimin dhe mirë njohjen për të gjithë ata artistë që i dhanë jetë dhe shpirt festivalit të këngës në 61 vite me rradhë.
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të...
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë ...
Çdo fund viti është shndërruar në traditë mediatike re...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Po e them shpejt si e mendoj këtë punën e kandidatit të "A...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka ndërgjegjësuar më në fund Ba...
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
Mua nuk më intereson sesa shpesh detyrohem që ta them: Luf...
A është apo jo fjala analfabet fyerje? Po fjala tyryfy...
PD përkujton në mënyrën më të keqe të saj 32 vjetorin e kr...
Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90! Çdo fillim Dhje...
Sot në 8 Dhjetor, vendosa të publikoj listën zyrtare t...
Në 8 dhjetor 1990 nisi protesta e pare, që i dha një të sh...
Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë! 32 vjet më par...
Mbase dikujt mund t’i duket patetik apo ndoshta edhe i tep...
“A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e dhjetorit ...
Dje duhet të ishte një ditë e bukur, një ditë, nga ato...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...