Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse nuk rriten pensionet në Shqipëri. Kam vite në këtë vend dhe deri më sot nuk e kam kuptuar se si është e mundur që pensionistët të jetojnë me një pagë që nuk siguron as edhe një banane në vakt? Po ilaçet? Po drita? Po uji? Po buka? Po qokat? Po ..? Si është e mundur që çmimet janë dy-tre fishuar dhe pensionet kanë mbetur në vend? Si është e mundur të jetojnë me 100 -150 mijë lekë mbi 640 mijë pensionistë? Për gjithë këto pyetje Kiko sot mori përgjigje shteruese kur lexoi postimin e kryetares së bashkisë së Lushnjës sipas së cilës “zonja që ndërroi jetë, “u bë keq” sapo dëgjoi që në janar do të futej në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak!!
Kiko u ndje keq që kishte menduar shumë keq për kryeministrin. Ai qenka shpirt njeriu. Ai nga mëngjesi në darkë mendoka vetëm për shëndetin e njerëzve. Po të kishte rritur pensionet, siç rekomandojnë ca trutharë të opozitës dhe ca ekonomistë që gjyshja e tij ju jep ujë me bishtin e lugës së kafesë, do të ndodhte hataja në këtë vend. Rritja e pensioneve do të shtonte masivisht numrin e infarkteve dhe Covidi do të dukej si grip pulash para lajmit për rritjen e pensioneve.
Ky vend përballoi me sukses tërmetin, Covidin, luftën në Ukrainë, por edhe rezistenca e ka një kufi. Nuk ka asnjë shans të përballojë rritjen e pensioneve.
Rritja e pensioneve do të paralizonte sistemin shëndetësor. Shqipëria ka vërtet kardiologë shumë të mirë, por nuk do të mjaftonin gjithë kardiologët e Europës për të përballuar “arrestet kardiake”, pas lajmit për rritjen e pensioneve.
Pasi e kuptoi se rritja e pensioneve bëhet për arsye thjesht humanitare, Kiko u kthjellua dhe e pa problemin edhe më gjerë. Edhe nëse nuk do të kishte shumë infarkte, gjë që rasti i zonjës së Lushnjës e përjashton si mundësi, sërish do të kishim pasoja të rënda familjare dhe sociale. Pensionistët ja kanë dalë për shkak të kontributit të fëmijëve. Po të rriten pensionet dobësohen lidhjet prind-fëmijë dhe familja shqiptare do të merrte një goditje fatale.
Rritja e pensioneve, do të dobësonte edhe shanset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deri më tani i vetmi produkt bio që Shqipëria mund t’i japë Europës është “toleranca fetare”. Por rritja e numrit të viktimave në institucionet shtetërore do të shoqërohej me përsëritjen e riteve pagane si therja e pulave të zeza. BE do të kuptonte që toleranca fetare është hipokrizi se shqiptarët më shumë i besojnë bestytnive dhe liderëve politikë sesa fesë.
Rritja e pensioneve gjithashtu do të ishte një goditje fatale për konsumatorët shqiptarë dhe do të zhvlerësonte paketat e rezistencës së qeverisë.
Therja e pulave të zeza mund ta çojë çmimin e vezës në stratosferë… Megjithatë çdo e keqe e ka edhe një të mirë, - tha Kiko. Çmimi i vezës mund t’ia kalojë çmimit të pulës, por më në fund i jep drejtim, në favor të vezës, edhe dilemës mijëravjeçare cila ishte e para: veza apo pula?
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhu...
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Subvencionimi i mbjelljes së ullinjve ka qenë një nga poli...
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të juri...
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
Përgjegjësia kolektive e rusëve për pushtimin e Ukrainës, ...
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një pa...
Një vëzhgim dhe një këshillë miqësore duke ndjekur Fes...
Inagurimi për fillimin e punimeve të një Teatri të ri ...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të...
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë ...
Çdo fund viti është shndërruar në traditë mediatike re...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
Po e them shpejt si e mendoj këtë punën e kandidatit të "A...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...