Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kultivohet në vendin tonë .Rreth 90-95% e sipërfaqes së mbjellë me ullinj shtrihet në zonën e Fierit,Beratit,Vlorës, Elbasanit dhe Tiranës. Me kultivimin e bimës së ullirit ushqehen mbi 118 mijë familje bujësore të cilat sigurojnë një konsum vjetor mbi 3.5 litra vajulliri /banorë dhe rreth 10 kilogramë ullinj tavoline për banorë. Prodhimi kokërr në vitet e fundit arriti 100 000 –113,000 tonë e njësuar kjo në vaj ulliri rreth 10 – 13 000 tonë.
Përveç prodhimit vendas ne importojmë vaj ulliri për të plotësuar nevojat kombëtare të konsumit vjetor, e cila aktualisht është rreth rreth 5 litra vaj ulliri për banorë, edhe pse kjo sasi është shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera prodhuese të vajit të ullirit si Italia, 16 litra/banorë, Greqia 21 litra/banorë.
Pra konsumi në vendin tonë i këtij vaji të mrekullueshëm dhe jashtzakonisht të shëndetshëm është 4 herë më i vogël se në Greqi dhe 3 herë më i vogël se Italia. Prandaj me rritjen e mirëqënjes së shqiptarëve dhe mënyrës së të ushqyerit potenciali është shumë i madh dhe pikërisht për këtë arsye duhet që të gjithë faktorët që lidhen me bujqësinë të punojnë në këtë drejtim.
Gjithashtu ofrimi i një menuje mesdhetare për turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë (rreth 6 milionë sipas statistikave ) bazuar në përdorimin e vajit të ullirit është një tjetër mundesi e pashfrytëzuar ende.
Prandaj deklarata e papërgjegjshme e Ministres Krifca se: kemi mbimbjelle të ullinjve , pa një strategji të qartë që ka sjellë mbi prodhim të vajit të ullirit, është sa qesharake po aq edhe tragjike. Kjo deklaratë tregon se ajo nuk merr vesh fare, po fare nga politikat agrare shqetësues është fakti se ose ajo nuk ka staf profesionistësh për ta këshilluar ose e keqkëshillojnë qëllimisht.
Vendet e mesdheut si Greqia, Italia dhe Spanja që kanë të njëjtat kushte klimatike dhe tokësore me vendin tonë sigurojnë rreth 78% të prodhimit botëror dhe 98% të atij evropian.Megjithëse Shqipëria ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e ullirit , ajo siguron vetëm 0.6% të prodhimit të tij në BE dhe nuk është në gjendje të përmbushë as kërkesën e venit tone për këtë produkt (P.Qose , 2021). Eksporti i vajit të ullirit nga industria shqiptare është vetëm 174 (tonë) në vitin 2019 ndërsa eksporti i vajit të ullirit të virgjër arrin në 6 – 9 tonë.
Këto shifra dëshmojnë më së miri politikën largpamëse të qeverisë Demokratike, që e rriti numrin e bimëve të ullirit nga 4.5 milionë në rreth 12 milionë rrënjë. Kjo inciativë jo vetëm nuk ishte gabim por duhet të stimulohet në vazhdimësi, mundësisht të dyfishohet prodhimi deri në anëtarsimin e vendit tonë në BE.
Për ministren që nuk e di se shtimi i sipërfaqeve me ullinj dhe vreshta , deri ne momentin e anëtarësimit është një mundësi që të kemi kuota më të larta të prodhimit të këtyre kulturave dhe një peshë më të madhe në tregun ndërkombëtar.
Fatkeqësisht sot qeveria shqiptare nuk jep asnjë subvencion për vajin e ullirit ndërsa Bashkimi Evropian subvencionon rreth 2,3 miliardë $ për ullirin ose e thënë më thjeshtë subvencionon me shumë se 1 dollarë për çdo kg vaj ulliri.
Qeveria në vend që të ankohet për prodhimin e bollshëm të ullirit duhet të ndërmarrë politika nxitëse për rritjen e eksoprtit të vajit të ullirit dhe konkretisht:
Së pari duhet të rrisë mbështetjen në procesin e certifikimit, ambalazhimit dhe veçanerisht në rritjen e kapaciteteve për ruajtjen e vajit të ullirit me qëllim që ky produkt të jetë konkurues për eksport.
Së dyti krijimi i një agjensie kombëtare e cila të promovojë dhe te sigurojë kontrata për tregtimin e këtij produkti në tregun ndërkombëtar, madje duhet vendosur edhe një fond garancie për sigurimin dhe garantimin e fermerëve.
Së treti fondet e IPARD të orientohen drejt ngritjes së industrisë përpunuese dhe grumbulluse, ruajtëse dhe tregtuese të vajit të ullirit dhe të mos jepen si shpërblim për militantet apo nderhyrjet e drejtoreshave të bashkisë së Tiranës.
Së katërti duhet të nxitet rritja e numrit të rrënjëve të ullirit në vendin tonë duke pasur prioritet kutivarët autoktonë; “Kalinjot”, “Krypi Beratit”, “Bardhi i Tiranës”, “Krypsi i Elbasanit”, “Mixan” dhe “Himara”,
Vaji i ullirit aktualisht është një treg eksporti 7 – 8 miliardë dollarë globalisht që po rritet me një mesatare prej 8.6% në vit, prandaj është domosdoshmëri hartimi i politikave për të kapur një pjesë të vogël të këtij tregu.
Dhe se fundmi në lidhje me deklaratën e ministers së bujqësisë skam cthem “fale o zot se nuk e di çfarë thotë dhe çfarë bën “.
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
Kam dëgjuar se disa institucione arsimore parashkollor...
Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë. Jam inteligjent...
Përkufizimi i parë mbi sigurinë energjetike daton 100 vjet...
Për ta kuptuar sa shumë e kanë dëmtuar gjermanin ata që ka...
Një « opera buffa » patëm mundësinë të shihnim para di...
Edi Rama: Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundës...
Edhe pse shumë nutricionistë dhe persona mendojnë së B...
Kur të do i madh dhe i vogël, nuk ka përjetësim më din...
U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse...
Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimr...
Pikërisht dhjetor 2014 një qytetar lushnjar var veten ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur lidhu...
Në fund te Tetorit 2022, Qeveria e Kosovës vendosi të ...
Një tufë të rinjsh, të bashkuar nën të njëjtën çati, për t...
- Mit'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...