Marrëveshja e Ramës me Melonin është Personale dhe jo Shtëtërore
Sipas dispozitave të ligjit për marrëveshjet ndërkombë...

Jep intervista në mediat italiane, i bën shpërndarje Meloni dhe ndihet në ditët e tij më të mira si Influencer. Kemi parë Influencer të rrjeteve sociale që kanë lyer shtëpitë me çokollatë apo që kanë djegur jahte e makina të shtrenjta, për të fituar më shumë like dhe followers.
Por si ky për të cilin po flasim, nuk kemi parë.
Ky e ka nisur rrugëtimin e tij si antikomunist ndonëse vinte nga një familje e elitave komuniste, u bë i njohur si tallës e shpotitës i të gjitha kategorive sociale të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri në fillimin e viteve ‘90. Më tej u bë publicist që dinte bukur ta portretizonte Sali Berishën si komunistin e fundit dhe diktatorin e fundit. E kështu vijoi si artist bohem në arter moderne për tu bërë një ditë të bukur Ministër Kulture. Vetë jeta e tij ishte si arti i tij, plot çrregullsi dhe asimetrike por me kaos rrathësh dhe vijëzash të cilat flasin për një qartësi në qëllime përtej asaj që duket. Si person privat, nuk është se arriti të bënte më shumë sesa ti jepte vetes famë dhe veçantësi ndër elitat postkomuniste të Tiranës. Por ditën që pa fuqinë e madhe të pushteteve publike, ai ndoshta aty zgjoi brenda vetes së tij “qenien përtej rrathëve dhe vijëzave”.
Si Ministër Kulture ai pa se “elitat postkomuniste” në Shqipëri, janë thjesht një mbetje toksike e kohëve të pas Perandorisë Osmane e përzier kjo me ngjeshjen e trazimin e fortë gjatë 45 viteve Diktaturë Komuniste.
Kuptoi gjithashtu se për ti dominuar këto “zooelita mediokre” i duhej favori i “udhëheqësve kryesorë” e sigurisht fuqia e parave dhe pushteteve publike.
Këtu edhe nisi ngjitja në majë e këtij njeriu me aftësi të pazakonta dhe talente krejt të tjera nga ato për të cilat mendonte se kishte shpenzuar atë që ai e quan “jeta e tij e parë si artist e sportist”.
Ky njeri quhet Edi Rama dhe sot është Kryeministri i Shqipërisë.
Qartazi e ka fituar luftën e brendaelitave postkomuniste shqiptare dhe prej vitit 2013, po i dominon lehtësisht të gjithë.
Nga dita që mori nën kontroll Qeverinë, ai nisi jetën e tij të dytë si “udhëheqës politik parësor” e iu deshën 4 vite të mandatit të parë për të projektuar qëllimet dhe ambicjet e tij si njëri ndër ata pak njerëz të cilët e kanë fatin të hyjnë në Klubin e Kryeministrave kudo e ngado në botë.
Shqipëria i dukej e vogël këtij njeriu të gjatë por e mjaftueshme për tu kthyer në bazament për ngritjen e monumentit të tij si “lojtar ndërkombëtar”.
Si ish sportist, pra si njeri që i njeh mirë emocionet e fanatikëve të sporteve, ai përdori një ndeshje futbolli në Beograd mes Kombëtareve Shqipëri - Serbi, si eksperiment për të futur këmbët në lojën ndërkombëtare si lojtar rajonal.
Për këtë i duhej Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç si bashkëpunëtor e prej asaj dite ata të dy u bënë miq për kokë dhe vëllezër.
Loja Rajonale i funksionoi për mrekulli përderisa, lodhja nga zgjerimi në BE, lindi edhe Proçesin e Berlinit si strategji e përgjigje sorollatëse e kohështyrëse të vendeve anëtare të BE, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lodhja nga zgjerimi dhe problemet e brendshme politike, bëri që Krerët e BE dhe vendeve anëtare të BE, të ulnin çdo kërkesë, shtrëngesë e standart moral, demokratik dhe perëndimor për liderët e Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Nuk kishte më rëndësi fare nëse Liderët e Ballkanit Perëndimorë ishin autokratë, të korruptuar, antiliri, klientelistë, tribalë, etj, etj.
Rëndësi kishte që ata ta luanin mirë lojë e cirkut me zgjerim, ku siç duket kostot e Samiteve e Konferencave Ndërkombëtare, ishin shumë më të lira për Krerët e BE dhe të vendeve anëtare të BE sesa ndërtimi e zhvillimi i proçeseve politike e ekonomike për ti transformuar këto vende dhe për ti pranuar në BE.
Demokracia kërkon shumë energji dhe para e mbi të gjitha kërkon shumë punë për të bindur publikun për vendimet që merren.
Samitet dhe Konferencat Ndërkombëtare janë një iluzion i përsosur mbi “demokracinë përmes fotove plot buzëqeshje” dhe kërkojnë realisht krejt pak para përtej premtimeve për shumë para, e mbi të gjitha nuk kërkojnë asnjë komunikim me publikun ndërsa janë PR i shkëlqyer, apo si e quajmë ne në shqip reklamë e paparë për publikun.
Edhe ndër liderët Rajonalë, Edi Rama zbuloi shpejt tek kolegët e tij ballkanas, ngjashmërinë me “elitat toksike postosmane dhe postkomuniste” që kishte hasur e tejkaluar në Shqipëri.
Askush nuk mund tia ndalte këtij njeriu vendosjen e një qëllimi të ri për dominimin e Klubit të Kryeministrave dhe Presidentëve të Ballkanit Perëndimor.
Për ta realizuar këtë atij i duhej një Shqipëri në Dispozicion.
Prandaj, sapo pllakoste një krizë ndërkombëtare diku, sapo paraqitej një nevojë diku, Edi Rama do të rendte për ta oftuar vendin e tij si të gatshëm të pranojë e bëjë gjithçka.
Mes skllevërve, thoshte dikur Mallolm X, skllavi i shtëpisë, është ai që i poshtëron skllevërit e tjerë më brutalisht se Padroni.
Kryeministrat dhe Presidentët e Cirkut të Ballkanit Perëndimor që bëjnë sikur po bëjnë përpjekje titanike për ti anëtarësuar vendet e tyre në BE, janë të gjithë “skllevërit e shtëpisë së Padronit”, por Edi Rama është ai që stërmundohet më shumë se gjithësecili për ti rënë në sy “Padronit”, meqenëse ai i lejon vetes çdo “tepri” si ish artist bohem nga jeta e tij e parë.
Të gjithë këta e dinë mirë se detyra e tyre është ti mbajnë me rrena e iluzione anëtarësimi vendet e tyre, derisa BE apo vendet anëtare të BE të shohin çdo bëhet më tej.
Të gjithë këta e dinë mirë të vërtetën e hidhur se me gjendjen e rrethanat ekonomike, institucionale, demokratike, politike dhe të drejtave njerëzore e me kulturën që kanë këto vende të Ballkanit Perëndimor, u duhen më tepër se 30 vjet që të bëjnë progres të merituar për tu anëtarësuar në BE sipas kritereve.
Kjo është e vërteta. Të thonë çtë duan, të gënjejnë sa të duan, kjo është e vërteta.
Tani ja ku jemi në vitin e 10 të Edi Ramës si Kryeministër. Ai dhe Aleksandër Vuçiçi i Serbisë janë dy liderët më jetëgjatë në Rajon. Zoran Zaevi i Maqedonisë Perëndimore iku. Gjukanoviçi i Malit të Zi iku. Kosova ka ndërruar disa Kryeministra por tani ka një Kryeministër të fortë politikisht dhe kjo i shqetëson të dy, edhe Edi Ramën edhe Aleksandër Vuçiçin. Bosnje Hercegovina nuk është fare problem përsa kohë Dodiku qëndron andej si “qen i hazdisur” i Vuçiçit.
Çfarë u nevojitet më tutje, Edi Ramës dhe Vuçiçit?
E thjeshtë.
Vuçiçit i mjafton Rusia dhe Kina për të luajtur si “aktor me pretendime” që herë ia dredh e herë ia hedh vallen Perëndimit.
Ndërsa Edi Ramës i duhet patjetër “Shqipëria në Dispozicion”.
Projekti i Edi Ramës nuk është as një Shqipëri e zhvilluar, as një Shqipëri e dinjitetshme, e aq më pak një Shqipëri Europiane.
Në turizëm Edi Rama ofron një Shqipëri me çmim të lirë.
Për investitorët e huaj, Edi Rama ofron Shqipërinë pa sindikata.
Ndërsa për Krerët Politikë Perëndimorë, Edi Rama ofron një “Shqipëri në Dispozicion”.
I bëra këto shpjegime, për të mbërritur tek Marrëveshja më e fundit e firmosur në Romë nga Edi Rama si Kryeministër i Shqipërisë dhe znj. Meloni si Kryeministre e Italisë.
Pasi, lexova intervistën e Edi Ramës për Corriere della Sera, përveç pallavrave kinse intelektualiste dhe sofiste me të cilat Edi Rama përpiqej të shpjegonte e arsyetonte veten e tij, qëllimet e tij dhe vetë marrëveshjen për emigrantët, më tejshpoi në ndërgjegjen time fraza e tij se nuk ka pasur asnjë kritikë për marrëveshjen.
Opozita Italiane është krejtësisht kundër marrëveshjes, por për Edi Ramën kjo nuk quhet kritikë. Opozita shqiptare dhe të gjitha grupimet politike dhe civile opozitare në Shqipëri, janë kundër marrëveshjes, por për Edi Ramën kjo nuk quhet kritikë.
BE po mendohet prej ditësh për marrëveshjen, por kjo për Edi Ramën, nuk konsiderohet si ndoshta një kritikë. OKB dhe UNHCR e kanë kundërshtuar marrëveshjen, por për Edi Ramën kjo nuk quhet kritikë. Amnesty International e ka kundërshtuar marrëveshjen, por përsëri për Edi Ramën kjo nuk quhet kritikë.
A e kuptoni znj. Meloni çfarë keni pranuar e kë keni pranuar në mirëbesimin tuaj? A e kuptoni znj. Meloni se për Edi Ramën, kritika konsiderohen vetëm ato që vijnë nga “Padroni”? Ju znj. Meloni mund ta përdorni “skllanin e shtëpisë së Padronit” si të doni, veç bëni kujdes se ky njeri, Edi Rama nuk është Jakomoni.
Edhe pse ai vjen i veshur si fashionist Haute Couture tek ju, edhe pse ai vjen si Kryeministër i “Shqipërisë në Dispozicion”, mos e harroni të vërtetën brutale se ai është “skllavi i shtëpisë së Padronit”, që i keqtrajton pa pikën e njerëzizmit e përgjegjshmërisë bashkëqytetarët e tij.
A vërtetë e besoni se ky njeri po i gjendet Italisë në ditë të vështira, kur ky nuk ka asnjë shtysë nderimi, respekti e dashurie për qytetarët e tij?
Ju ka futur në kurth e nderuar znj. Meloni.
As si i majtë e as si i djathtë, krejt si arlekin, ky Kryeministër i “Shqipërisë në Dispozicion”, po ju fut në kurth.
Oferta e tij bujare, është si helmi i mollës për Borëbardhën.
Edi Rama po mendon për mandatin e tij të katërt, që ta përdorë Shqipërinë materialin bazë për jetën e tij të tretë si Influencer Rrjetesh Sociale dhe hardallisjesh nëpër klube ndërkombëtare.
Unë jam njëri nga kritikët e Edi Ramës, s po i shkruaj këto radhë, jo sepse shpresoj që Edi Rama ta konsiderojë si kritikë gjithë sa kam shkruar unë, por sepse shpresoj se ju do ta merrni seriozisht kur unë tjua ripërsëris se Edi Rama nuk është Jakomoni.
Sipas dispozitave të ligjit për marrëveshjet ndërkombë...
Nuk vlen pyetja pro/kundër? Por PSE dhe Çfarë? Pyetja...
Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti...
Befas, si të ishim një kontinent larg nga qeveria jonë...
E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitë...
Niçe thoshte se ndryshimi midis një vizionari dhe një ...
Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë ng...
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...