
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji të Kryeministrit Rama në Itali u shua.
Delegacioni shqiptar në përbërje të të cilit ishin dhe ministri i jashtëm, i brendshëm dhe ai i mbrotjes kthehen në Tiranë me një sihariq të madh për publikun italian: në plazhin e Shëngjinit do të trajtohen emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të shkojnë në Itali.
Emigracioni i paligjshëm- kjo dhimbje koke për qeveritë perëndimore do të ketë tani përballë hiç më pak se qeverinë shqiptare që përballet me fenomenin e kundërt: largimin e shqiptarëve nga vendi.
Ndërkohë që populli shqiptar priste nga kjo vizitë mister në Romë - mbajtjen e një premtimi (që ndodhej në hapat e fundit) për pensionet, tani duhet të jetë i kënaqur që Shqipëria po merr përgjegjësi si të ishte vend anëtar i BE-së.
Sikur të mos mjaftojnë refugjatët afganë, që ende jane në Shëngjin, sikur të mos mjaftonin muxhahedinët në Mzez, tani duhet të merremi me flukset migratore afrikane apo aziatike që shkojnë në Itali.
Dhe flukset mund të arrijnë deri më 36 mijë persona në një muaj!
Dhe ky sihariq i madh paraqitet sikur po i bëhet një nder i veçantë Shqipërisë. Në kushte normale dhe duke parë kush përfiton dhe kush mban barrën, kryeministrja italiane duhet të vinte në Tiranë dhe të nëshkruante, pasi kryeministri shqiptar të kishte njoftuar Parlamentin ose publikun për vendimin për t’u përballur me flukset migratore.
Shqipëria i ka shumë borxhe Italisë, sidomos pas viteve ‘90, por kjo nuk do të thotë që të shtrish jorganin përtej këmbëve të tua.
Askush nuk garanton që me ngujimin e refugjatëve në Shëngjin nuk do të kemi rikthim të skafeve apo rritje të kriminalitetit në zonë.
Arroganca dhe personalizimi i qeverisjes deri më tani shfaqej në Parlament, ndërsa që sot në vendime që kanë pasoja për vendin.
Dhe për çudi lajmi i parë vijon të mbetet: kalimi i kangjellave në godinën e Parlamentit nga deputetët e opozitës dhe jo trajtimi i emigrantëve të paligjshëm të vendeve të treta në Shëngjin.
Ja pra që Meloni (pjepri) e ka bishtin prapa.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes...
Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksu...
Historia jonë ka protagonistë tre mjekë. Babanë dhe dy dj...
Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...