
Befas, si të ishim një kontinent larg nga qeveria jonë, marrim vesh se kryeministri ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, sipas të cilit Shqipëria paska rënë dakord të presë në territorin e saj qendrat që menaxhojnë mijëra refugjatë të mundshëm ilegalë të nisur drejt Italisë dhe të shpëtuar në det.
Ndërkohë, përmbajtjen zyrtare të Memorandumit e mësojm nga burime të tërthorta, jo nga burime zyrtare! Pse kjo fshehtësi dhe mungesë transparence? Pse kjo largësi me institucionet, opozitën, publikun, mediat? Pse gjithë ky nxitim?
Të befasuar u gjendën madje edhe institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë.
“Ne duhet të verifikojmë detajet e marrëveshjes me Shqipërinë”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian. Ndërsa studiues të Amnesty International për Europën, vlerësojnë se kjo marrëveshje është e paligjshme dhe e pafuqishme në pikëpamje të të drejtave dhe normave ndërkombëtarisht të pranuara, prandaj duhet të anulohet.
Marrëveshje të ngjashme me vende të treta janë vlerësuar të papranueshme nga këto organizma. Ndërkohë, jemi dëshmitarë të një fenomeni të frikshëm demografik: Shqipëria po shpopullohet për shkak se shqiptarët, për më tepër brezi i ri, po largohet nga vendi.
Në vend që qeveria të gjejë zgjidhje madhore për këtë fenomen me pasoja të rënda dhe gjithanshme, na sjell një zgjidhje të kundërt: mbush vendin me refugjatë nga Afrika!
Nuk mund të hiqet e njëjta paralele me humanizmin e demonstruar nga kombi shqiptar në kohëra historike për strehimin e hebrejve, apo të shtetasve të huaj gjatë genocideve greke e serbe. Në këto raste, ka patur vullnet kombëtar, por nuk është prekur sovraniteti shtetëror. Përkundrazi, në rastin e marrëveshjes që është bërë fakt i kryer me Italinë, vihemi në kushtet e tjetërsimit të sovranitetit territorial, çka
është objekt kushtetues e, natyrisht edhe ligjor. Cilat institucione kanë drejtë të negociojnë, të nënshkruajnë dhe të ratifikojnë? Ne nuk jemi shtet pa kushtetutë dhe pa ligje.
Kushtetuta dhe ligjet i përcaktojnë qartë të tilla raste, deri edhe për forcat e huaja ushtarake që kalojnë tranzit nëpër vendin tonë. Atëherë, përse nuk respektohen?
Mësimi që morëm nga një angazhim i ngjashëm që bëmë me muxhahedinët iranianë të strehuar në Shqipëri, ishte shumë domethënës: ata abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti shqiptar, i cili u bë objekt deri edhe i goditjeve terroriste në asetin më nevralgjik të funksionimit të shtetit: bllokimi i shërbimeve publike online nga sulmi kibernetik që iu bë Shqipërisë një vit më parë. Atëherë, në vend që të nxjerrim mësim, në fakt shtojmë rreziqet.
Për më tepër, mësojmë që ndër emigrantët që do të strehohen në Shqipëri, marrëveshja nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Kjo do të thotë se, në qendrat e pritjes, mund të strehohen persona me rrezikshmëri publike e shoqërore, deri edhe elemente terroristë. Në këtë mënyrë, nuk preket vetëm siguria publike, as vetëm turizmi tek i cili po mbështetet e do të mbështetet gjithnjë e më shumë ekonomia jonë, por mbi të gjitha, siguria kombëtare.
Prandaj, e gjej të arsyeshme, jo vetëm si forcë politike e djathtë, por edhe si qytetar, që të mos e pranojmë këtë marrëveshje. Nuk mund ta pranojmë shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët dhe zevendësimin e tyre me afrikan.
E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitë...
Niçe thoshte se ndryshimi midis një vizionari dhe një ...
Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë ng...
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...