Sa larg mund të shkojë marrëveshja Meloni-Rama për refugjatët
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...

Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë nga vendet e treta më shumë se për mungesën e transparencës ngre pyetje për procesin që na solli në situatën ku e paimagjinueshmja bëhet e pashmangshme.
A ka pasur një proces për këtë marrëveshje?
A kanë qenë në dijeni, më së paku ministritë e Jashtme të dy vendeve apo edhe ato si gjithë të tjerët e morën lajmin nga transmetimi "live" në "Facebook"?
A është kjo marrëveshje vetëm fryt i stafeve të dy kryeministrave?
Një marrëveshje në errësirë edhe pa elemente të dyshimta ngre paranoja! Për një çështje kaq delikate nuk mund të pretendosh transparencë totale, por opozita duhet të jetë në dijeni dhe më e pakta që duhet të dijë opinioni publik janë disa informacione bazike për të pasur qartësi.
Çfarë interesi ka Shqipëria në këtë marrëveshje?
Nëse bëhet fjalë për të kthyer borxhin për ndihmën që u ka dhënë Italia, Shqipërisë dhe shqiptarëve veçanërisht pas vitit 1990 e deri më sot, ky borxh nuk shlyhet çfarëdo që të bëjmë! Por këtu nuk është thjesht fjala per shlyerje borxhi, por edhe për ndikimet dhe implikimet që ka kjo marrëveshje.
Nguti per të bërë atë që nuk e bën askush tjetër, por vetëm NE nuk na ka dalë për mirë. Përkundrazi.
Asnjë vend në kontinent nuk pranonte muxhahedinët, dhe me një turr si ai atleti që ka para vijën e finishit, i morëm të gjithë. Ua pamë sherrin në një mënyrë të paimagjinueshme. Fatura për dëmin e krijuar për shkak të aktivitetit të tyre dhe përplasjes me Iranin është e pallogaritshme. Shteti digjital i ndërtuar me aq shumë mund e miliona përfundoi në xhepin e gardistëve iranianë.
Edhe për refugjatët afganë nxituam për të qenë të vetmit që i marrim të gjithë. Për fat ky operacion ka dalë më pozitiv, por nuk mund të quhet “mision i përfunduar”. U tha që do të jenë përkohësisht dhe një pjesë janë sot e kësaj dite dhe mund të qëndrojnë gjithë jetën. Asnjë problem, por…
Pse ky ngut për të marrë një barrë që mund të mos na e mbajnë gjunjet?
Shqipëria nuk është se shkëlqen në menaxhimin e flukseve migratore. Kapaciteti maksimal që mund të përballojmë është 450 shtretër.
Shqipëria nuk është ende një shtet që sundon ligji dhe kapacitetet institucionale në rastin më të mirë lënë për të dëshiruar.
Më shumë se çështje kapacitetesh dhe evokimin e besës dhe mikpritjes tradicionale të shqiptarit ne kemi një tjetër PPP -(problemin e protagonizmit personal) të Kryeministrit.
Ajo që është e qartë këto 10 vite është se Kryeministri ngatërron ose mbivendos miqësitë personale me interesin shtetëror. Mjaft të kujtojmë mbivendosjen e interesit të vendit/kombit me miqësitë personale me Vuçiçin, Erdoganin dhe së fundmi me Melonin.
Pse Kryeministri merr vendime të tilla jopopullore dhe me kosto politike?
Në kushtet e shkatërrimit të opozitës, topitjes së medias me biseda hajgare nga mëngjesi në darkë dhe mpirjes së opinionit publik, Kryeministri i ngjan udhëtarit që “gjen katund pa qen dhe bredh pa shkop”.
Nëse do të ketë protesta për këtë marrëveshje, ato i presim nga Italia.
Dhe duket se fundi politik i Kryeministrit nuk do të vijë nga përballja me opozitën, por nga tekat e tij personale si rasti i kthimit të Shëngjinit në parkim për emigrantë nga Afrika dhe Azia!
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes...
Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...