"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Nga Iris BEQIRI
Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve hapësirat publike. Mosrespektimi i hapësirave publike është një problematikë e vjetër. Të gjithë, kudo në Shqipëri, hasemi vazhdimisht me situata të tilla dhe si zakonisht, sytë kthehen te politika, kur kjo çështje mund të shihet edhe në një prizëm tjetër. Sepse përtej thirrjeve nga politika, respektimi i hapësirave publike kërkon ndërgjegjësim qytetar.
Fillimisht, duhet kuptuar saktë koncepti. Hapësirat publike janë zona të caktuara të projektuara për përdorim nga një komunitet ose nga qytetarët. Këtu përfshihen rrugët, trotuaret, sheshet, parqet, plazhet, e zona të tjera që shërbejnë për ndërveprim. Në këto zona synohet akses i gjerë për të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, aftësive fizike apo prejardhjes.
Ndaj hapësirave publike ka lindur prej kohësh një kërcënim, pasi urbanizimi, privatizimi dhe veçanërisht neglizhenca, kanë bërë që të shtohet keqpërdorimi i tyre. Mungesa e kontrolleve, edukimit mbi këtë temë, mospërfshirja në diskutimet apo proceset e planifikimit urban, por edhe pakujdesia nga institucionet lokale janë faktorë që kanë ndikuar në situatën e krijuar. Por, mbi të gjitha, vihet re një shëputje e ndjesisë së të përbashkëtës.
Neglizhenca qytetare sjell forma të ndryshme dëmtimi të hapësirave publike, deri në vandalizëm. Mungesa e kujdesit dhe respektit ndaj këtyre zonave mund të bëhet shkak për shtimin e pasigurisë dhe barrierave të ndryshme në ndërveprimin social.
Ndërgjegjësimi qytetar mbi hapësirat publike nënkupton njohjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të qytetarëve për mirëmbajtjen, kujdesin dhe angazhimin e pandërprerë ndaj të gjitha zonave që janë në të mirën e përbashkët. Të mirat e kujdesit ndaj hapësirave të përbashkëta kthehen drejtpërdrejt te çdo qytetar, e më pas në komunitet e shoqëri. Rëndësia e njohjes së vlerës së këtyre zonave i bën qytetarët më të vëmendshëm ndaj gjendjes në përditshmëri dhe nxit kontributin pozitiv. Edhe zhvillimi më thellë i ndjenjës së përkatësisë do të sillte një ndikim të vlefshëm.
Ndoshta është koha për ta parë më me seriozitet ndërgjegjësimin qytetar mbi hapësirat publike, edhe pse për këtë akt është gjithnjë koha e duhur. Respektimi i hapësirave publike kërkon ndërgjegjësim qytetar, për më shumë mirëqenie, siguri, gjithëpërfshirje dhe gjallëri në komunitet dhe shoqëri.
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...