EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

“Nëse do që të vlerësosh një qytetërim, së pari shih varrezat. Nëse do që të vlerësosh një shtet, atëherë nise duke parë policinë. Nëse do që të vlerësosh një shoqëri, vështro qarkullimin rrugor dhe këmbësor”.
Kjo thënie lapidareske e Charles de Gaulle tingëllon ironike me lajmin e sotëm se në Shkodër në shtyllat e rrugëve kryesore ishin vendosur kamera që monitoronin policinë.
“Ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen edhe filma”, do të thoshte dikush, por ama edhe nëse e sheh në film një skenë të tillë, thua: Skenaristi e ka tepruar ca si shumë…
Mes drejtorit të parë të policisë së shtetit shqiptar dhe drejtorit aktual janë 110 vjet.
110 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i policisë ishte Halim Gostivari nga Gjakova, me arsim juridik në Stamboll dhe zotërues i katër gjuhëve të huaja.
Në 110 vjet shtet, Shqipëria ka njohur 44 drejtorë policie. Në vitet, që përfshijnë dy luftërat botërore vendi njohu 16 drejtorë të përgjithshëm, të cilët qëndruan në detyrë mesatarisht 1 vit e nëntë muaj. Nga 1944 deri në 1992, patëm 10 drejtorë të përgjithshëm, të cilët qëndruan në detyrë (mesatarisht) 4 vjet e tetë muaj. (Nga këta 10 drejtorë, 4 ishin nga Vlora, 2 nga Korça, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Delvina, 1 nga Elbasani dhe 1 nga Gramshi.
Nga viti 1992 dhe deri më sot kemi pasur 18 drejtorë të përgjithshëm. Një vit e shtatë muaj është mesatarja e qëndrimit në detyrë. Periudha e demokracisë/tranzicionit shënon edhe kohëzgjatjen mesatare më të shkurtër në këtë post.
Vetëm gjatë 10 viteve të fundit kemi pasur një parti në pushtet, por 4 ministra të Brendshëm dhe 6 drejtorë të përgjithshëm. Mund të kishim vetëm një drejtor të përgjithshëm këto 10 vite, por i parafundit u shkarkua nga qeveria pas 9 muajsh në detyrë. Çdo krahasim çalon, por sa për shembull, drejtori i policisë në Itali është në detyrë prej vitit 2016.
Në një bisedë për problemet e sotme të policisë, një koleg i nderuar tha se “vetëm ndarja nga politika e shpëton policinë”. Teorikisht kështu është: Policia është e ndarë nga politika. Praktikisht ishte politika që shkarkoi apo detyroi me dorëheqje 5 drejtorë të përgjithshëm në një dekadë që u pritën me ceremoni dhe u larguan me kyçjegoje.
Nuk është e lehtë të ndash nëse policia e ka lënë veten të përdoret nga politika, apo është vetëofruar për përdorim politik.
Është kritike që policia të ketë integritet e profesionalizëm. Por ngjarje si ajo e përfshirjes në kanabizimin e vendit, 2015-2017, nisja me bujë e vettingut dhe lënia në heshtje ende pa nisur, nismat e braktisura që në gjenezë për të marrë gjurmët e gishtave dhe testet antidrogë, dështimi me kamerat e t(r)upit, përpjekja për të fshehur dhe manipuluar provat në ngjarje ku është vetë e përfshirë, kanë tronditur besimin e publikut te policia.
Një përzgjedhje e mirë, një karrierë e garantuar, një pagë dinjitoze dhe vullneti politik për ta luftuar krimin dhe jo për ta përfshirë atë në politikë do të ishin të mjaftueshme për të ndryshuar situatën…
110 vjet më parë nuk flitej për integrime euro-atlantike, sepse ishte në pikëpyetje vetë ekzistenca e shtetit. Halim Gostivari, drejtori i parë i policisë ishte 35 vjeç dhe fliste katër gjuhë të huaj.
Sot, qysh në fillim të vitit 2023, nuk shkon që në anglisht të kemi vetëm emrat e operacioneve të policisë.
Policia e ka detyrim të ndahet nga politika dhe krimi. E ka detyrim në radhë të parë për hir të martirëve të policisë, fëmijëve të tyre, veteranëve të saj që nuk kanë kursyer as jetën në punën e tyre.
Unë nuk e mendoja se i gjithë inati 32 vjeçar i gazetës Di...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka përcjellë m...
2013-2023, një dekadë që Shqipëria qeveriset nga e majta. ...
Analiza e punës së bërë dhe rekomandimet për më tej janë g...
Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë ...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëta...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kult...
E enjte mbrëma, e enjtja e parë e vitit, dhe publiku ë...
Pjesë e medias prej 30 vjetesh, unë gjithnjë e më shum...
Kur të gjithë e kërkonin në tokë e në qiell dhe autori...
Viti 2046 Shyqyr Zotit hordhitë koreano-veriore që kërcën...
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia de...
Kam dëgjuar se disa institucione arsimore parashkollor...
Jam i rafinuar, mund ta kuptoni dhe vetë. Jam inteligjent...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...