Lali në kërkim të ‘Hair Fermanit’
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...

Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot para medies kreu i opozitës ka një mesazh: - Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në depresion të thellë. Ajo deklaratë e Erionkës, mashtruesit më të madh të këtij shekulli, i certifikuar me Griseldën e Roshit dhe bojën e kuqe të 21 janarit 2011, përmban elementë trishtimi, dëshpërimi, zhgënjimi, madje në kushtet e një poshtërimi të skajshëm, që kryeministri Rama po ia bën atij. Ishte deklaratë që shpreh humnerën ku Veliaj ka rënë. Në një rënie të lirë, pa kthim, pa asnjë shans për t’i shpëtuar dënimit e ndëshkimit për vjedhjet e paimagjinueshme që ai ka kryer.
Prej sot ne pamë se Erion Veliaj tashmë vuan sëmundjen e rëndë të psikopatisë. Ai dhe Edi Rama pritën që me këtë sëmundje të dilte Sali Berisha prej izolimit. Dhe kjo do të ishte e justifikueshme. Të ngrihen kundër një njeriu të gjithë, shteti, gjykata, Blinken, Soros, McGonigal, ambasadorë e ambasadore dhe të të të izolojnë e linçojnë pa faj, është një përjetim që objektivisht duhej të të çonte në depresion. Por Sali Berisha doli nga izolimi më i kthjellët dhe më me energji sesa më parë. I kam ndjekur deklarimet e tij, konferencat për medie, fjalimet në parlament ose në takime e konferenca dhe nuk më ka zënë veshi asnjë rrëshqitje, asnjë gafë, asnjë fyerje, asnjë trillim të tij.
Ndërsa Erion Veliaj i lirë, i paizoluar, kryetar i Bashkisë së Tiranës, na u shfaq sot me sëmundjen e rëndë e të pashërueshme të psikopatisë. Aq sa pyeta veten: - Mor kush ishte 11 muaj në izolim e arrest shtëpiak, Berisha apo Veliaj?! Nga sjellja më rezulton të ishte Erioni. Fjalori që ai përdori sot kundër kreut të opozitës ishte skandaloz. Jo vetëm fyes dhe i papërshtatshëm. Ishte fjalor prej rrugaçi, prej krimineli, që na jep të kuptojmë se, nëse do të kishin forcë, do të pushkatonin qindra njerëz, vetëm që të hakmerren. Ishte fjalor urrejtjeje klasike, akumulim i një mllefi për mëkatet që kanë kryer dhe pamundësinë që ta mposhtnin Sali Berishën. Unë besoj se Doktori duhet të ndihet komod me atë që ndodhi, me fyerjet që sot i bënte perversi i Bashkisë së Tiranës në ikje drejt 313-ës.
Në paraqitjen e tij në rrjetet sociale që bënë lajm, Erion Veliaj thoshte se ka shkuar në SHBA për takime të planifikuara më parë në funksionin e kryetarit të bashkisë. Në fakt ai ka shkuar atje për të gjetur derman te babai dhe vëllai i tij shpirtëror, Soros 1 e Soros 2. Te Juri Kim dhe ndonjë McGonigal tjetër me të cilët Veliaj ndan shumëçka. Ai është në SHBA për t’iu përunjur atyre që e pompuan dhe e ndihmuan të bëhet pa asnjë meritë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Natyrisht që me vete ka marrë një thes me premtime korruptive. Sepse këtë ai di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.
Sidoqoftë, ajo që ai shkroi sot nga Amerika kundër Sali Berishës dëshmon se tashmë kryetari i Bashkisë së Tiranës është në shok!
Totalisht i shfazuar! Kryeministri ia ka vënë trefazorin në prapanicë, ndaj nuk e di se çfarë haleje i nxjerr goja! Përfundimisht Lali iku për lesh! Në çdo pikëpamje! Krejt pa dinjitet! Akoma mban shpresë se dikush do ta mbrojë, derisa nuk e sulmon publikisht SPAK-un! Por fija e leshit është këput dhe Eri ka fluturuar në vagonët e shkëputur prej lokomotivës! Kthehet apo nuk kthehet nga SHBA, kjo ka pak rëndësi. Unë besoj në atë që thotë Doktori, se ai është arratisur! Se Doktorit i kanë dalë të gjitha fjalët! E kjo është edhe një arsye madhore, pse u shfazua Erion Veliaj!
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...