Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

I dashur Babagjysh,
Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë, mendova të të dërgoj një listë dëshirash për qeverinë tonë fort të dashur. Nuk janë shumë. Një për çdo muaj.
1. Një tufë premtimesh të reja që të duken të sinqerta, sepse tani që jemi afër zgjedhjeve dhe premtimet e vjetra janë konsumuar aq shumë sa po na duken të gjitha copy-paste nga vitet e shkuara.
2. Një buxhet transparent! Jo shumë transparent, por aq sa të mos duket si magji zhdukja e parave.
3. Një app për korrupsionin! Një të thjeshte, praktik dhe që të na kursejë pyetjen e bezdisshme: ku shkojnë paratë?
4. Një ferman që ndalon ndërtimet e (kullave) për një vit. Po aq sa TikTOK thjesht për të kuptuar nëse qeveria di të bëj ndonjë gjë tjetër përveç betonizimit.
5. Një ligj për ndalimin e gënjeshtrave në fushate. Meqë jemi në kohë ndalimesh, ndoshta ndalojmë dhe gënjeshtrat.
6. Një fushatë zgjedhore pa këngë tallava dhe sidomos të lutem na e kurse këngën “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime". Është këngë që e pëlqejnë të gjithë, por ndryshe përjetohet nga ministrat e ndryshe nga populli.
7. Më shumë hapësira të gjelbra, ose të paktën, Babagjysh, më shumë piktura murale me pemë mbi beton.
8. Një manual për ndershmërinë në qeveri e administratë, me ilustrime, se ndoshta vetëm fjalët nuk i kuptojnë.
9. Një manual për lirinë e fjalës: Për t’i mësuar të gjithë se si të reagojnë ndaj kritikave pa fshirë komentet në Facebook, pa bllokuar dhe pa raportuar zërat kritike dhe pa mbyllur platformat e rrjeteve sociale.
10. Një makinë kohe për opozitën: Që të kthehen në një epokë kur kishin një ide të qartë se çfarë donin të bënin.
11. Një orë me zile për qeverinë që të zgjohet kur populli proteston. Se duket sikur është gjithmonë në gjumë.
12. Një robot të përgjegjshëm në mënyrë që kur diçka shkon keq, të mos dëgjojmë më “fajin e ka TikTok-u, opozita, ose qytetarët.” Roboti të ngrejë dorën dhe të thotë pa u dridhur nga bateritë: “E kam unë fajin”.
12 dëshira mund të duken shumë, por ti ke qenë gjithmonë zemërgjerë (ose të paktën kështu thonë fëmijët). Po të mos i plotësosh të gjitha dëshirat, të paktën sigurohu që të na mbash me gajret. Eshtë e vetmja gjë që nuk mund të na marrin.
Shumë faleminderit.
Nga një qytetar që nuk ka llogari për të dhënë dhe as llogari në TikTok
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Meqë kur të erdhi BKH për kontroll nuk ja dhatë çelsin...
Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sok...
Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...