Kriza e sotme e të shprehurit shqip
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...

Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Frida Kahlo, thotë se ti e meriton?!
Kjo shprehje e Frida Kahlo është një himn i fuqishëm për dashurinë e pastër, të guximshme dhe autentike. Ajo përçon një ndjenjë universale të nevojës për një lidhje që tejkalon sipërfaqësoren dhe prek thellësitë e shpirtit.
“Ti meriton një dashuri që të do të çrregullt, me gjithçka dhe arsyet që të zgjojnë me nxitim, me gjithçka dhe demonët që nuk të lënë të flesh. Ju meritoni një dashuri që ju bën të ndiheni të sigurt, që mund të pushtojë botën nëse ecën dorë për dore me ju, që ndjen se përqafimet tuaja shkojnë perfektë me lëkurën e saj. Ti meriton një dashuri që dëshiron të kërcejë me ty, që viziton parajsën sa herë të shikon në sy dhe që nuk mërzitet kurrë të lexojë shprehjet e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur këndon, që të mbështet në qesharakën tënde, që të respekton që je i lirë, që të shoqëron në fluturimin tënd, që nuk ka frikë të bjerë. Ti meriton një dashuri që të heq gënjeshtrat, që të sjell shpresë, kafe dhe poezi.”
Frida përshkruan dashurinë si një ndjenjë që nuk e kërkon përsosmërinë, por përqafon "çrregullsinë", shkujdesjen, atyshmërinë, çmendurinë, dorëzimin, dhe gjithë këtë akt përfshirje mbi gjënë më madhështore të jetës, e pranojmë të servirur nga duart e demonët tanë të trupit dhe ndjenjave, epshit dhe përjetimit. Kjo na kujton se një dashuri e vërtetë nuk është një ideal abstrakt, por një përqafim i të gjitha aspekteve të qenies sonë, e mirë, e keqe dhe e çrregullt, e stuhishme dhe e paparashikueshme. Ky lloj pranimi krijon një ndjenjë të sigurisë dhe të lirisë brenda lidhjes.
Frida, dhe jo vetëm ajo, por kryesisht ata që guxuan, që nuk e parashikuan “kryqëzimin”, as djegien në turrën e druve dhe linçimin, shkishërimin dhe baltosjen, mallkimin dhe linçimin, e përshkruan dashurinë si diçka eterne dhe e demmoniake që mund të "pushtojë botën" kur ndodh dorë për dore. Ky është një vizion i një dashurie që jo vetëm mbështet individin, por e fuqizon atë për të tejkaluar kufijtë dhe sfidat e jetës, e iluminon atë për dimensionin që dashuria është gati t’i dhurojë atij që do.
Ajo thekson rëndësinë e një dashurie që shkon përtej tërheqjes fizike, duke përfshirë një lidhje që dëgjon, respekton dhe kupton shpirtin e tjetrit. Dashuria e përshkruar nga Frida nuk është vetëm ndjenjë, por edhe akt: ajo që dëgjon kur këndon, që mbështet të qenit qesharak, që ndjek lirinë dhe fluturimin e tjetrit. Kjo është një mënyrë për të thënë se dashuria e vërtetë nuk mbyt, por rrit.
Në fund të shprehjes, ajo përmend "kafen dhe poezinë," duke sjellë një dimension të përditshmërisë dhe romantikës së vogël. Këto janë gjeste të thjeshta, por që mbartin një ngarkesë të madhe emocionale. Dashuria nuk është vetëm madhështia, por edhe ato momente të vogla të kujdesit dhe të gëzimit të ndarë.
Kjo shprehje përmban dhembshuri, pasion dhe një dozë të fuqishme rebelimi që e karakterizon jetën dhe artin e Frida Kahlo-s. Duke jetuar me sfida të mëdha personale, si dhimbjet fizike dhe emocionet e trazuara, Frida përjetoi dhe kërkoi një dashuri që të ishte po aq e papërmbajtshme dhe e papërsosur sa vetë jeta e saj.
Shprehja e Fridës është një thirrje për të kërkuar dhe për të dhënë dashuri që është e ndershme dhe e thellë, që njeh dhe respekton lirinë individuale, por që në të njëjtën kohë ndërtohet mbi një ndjenjë të fortë të bashkimit. Është një përkufizim i një dashurie të guximshme, që nuk mban maska dhe që guxon të shikojë drejt në sytë e shpirtit tjetër.
Sepse kjo ishte dhe kështu e jetoi dashurinë dhe përshkroi artin, Frida Kahlo.

Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Meqë kur të erdhi BKH për kontroll nuk ja dhatë çelsin...
Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sok...
Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikë...
Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së...
Për deputetët: Deputetët nuk mund të detyrohen të vot...
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë se Veriut ndodhet në ...
"Ka dekada ku nuk ndodh asgjë, dhe ka javë kur ndodhin ngj...
Dikush arratiset ngarkuar me arin apo parate e vjedhura po...
Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur i...
Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...
Qe prej nisjea se punes nga SPAK me hetimet mbi shume zyrt...
Nuk bëj pjesë te besimtarët në SPAK, as ata në Amelikë...
Gazetari Mero Baze ka kërkuar të hetohet kryebashkiaku...
Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe ...
Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të “...
Në shumë vende europiane po përkujtohet nga intelektua...
Dëgjova intervistën e kreut të SPAK-ut te Dudushi dhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...