
Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe nëse Leksi Soros fillon punë aty, pasi ai ka hallet e tij andej nga USA.
Pas një telenovele disa-vjeçare, një ftesë për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme, në një seancë disa-orëshe, të cilën u mundua ta zbusë si takim kolegësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot kishte takim me BKH, të cilët nuk i trajtoi si kolegë.
Kontrolli në banesë është tregues se gjendesh “person në hetim” dhe jo me status dijenie. Hetimi pasuror familjarisht për kryebashkiakun, të vëllanë, bashkëshorten, është njoftuar prej muajsh.
Ndonëse agjentët e dinin se subjekti ishte në Gjermani, ata mbërritën në banesën e Veliajt, e cila nuk i mirëpriti për afro një orë, derisa një dado hapi dyert. Në zyrat e bashkëshortes dhe në Bashkinë Tiranë, nuk kanë munguar vizitat e agjentëve, për të bërë xhiron e “bastisjes” ligjore.
Kontrolli vjen pas kanosjes publike të Ramës ndaj Gazment Bardhit dje, ku reflektohej halli për vëlla Olsin dhe duhej një zhvillim kapërcyes, ku mediet e pushteteve ndahen sipas donatorëve në qeveri apo bashki, dhe jo peshës së lajmit.
Përplasja socialiste, tani bëhet rreth Strukturës së Posaçme, e cila ka thuajse kryesinë e partisë, shumë deputetë e qeveritarë nëpër dosje, duke krehur fashikujt nga brenda e jashtë vendit. Nuk ka vonuar përgjigja e të hetuarit nga Hamburgu. Ai ka hedhur një foto tigri, të kopshtit Zoologjik.

Një sfidë kanosëse për Ramën, me të cilin beteja do të zgjidhet në Gjykatë, ku ata kanë shkuar për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar.
Metafora e bashkiakut të “arratisur”, mund të sjellë në kujtesë për Ramën, edhe deklarimet djegëse të Arben Ahmetajt, të cilit në qeveri i thërrisnin “tigri”, për shkak të natyrës së tij, jo i bashkuar në diversitet.
Me afrimin e Veliajt drejt marrjes i pandehur, mesazhi është për Kopshtin Zoologjik të Ramës, duke theksuar kontekstin se, ekipi i tij po shkon drejt kafazit, ku ai nuk dëshiron të jetë jetim politik.
Prokuroria prej muajsh tenton të marrë një masë shtrënguese për Veliajn, por në të dy rastet, Gjykata e Posaçme nuk ka marrë vendime për të pranuar apo rrëzuar kërkesat. Inceneratorët, 5D-ja, Eco Tirana, Teatri, Ndrangheta me ndërtimet, biznesi i bashkëshortes, vëllait Arbër Veliaj, mbjelljet e pemëve e shumë dosje të tjera, janë një humnerë korrupsioni e grupe të strukturuara kriminale, të cilat zvarritja nuk mund t’i asgjësojë.
Të dyja palët, Rama me të vëllanë Olsin e Veliaj me të vëllanë Arbërin, janë dosje, e duket se radha është e vartësit të përballet në fillim. Kjo edhe me shtysën e shefit, në përjekjen për të mbijetuar nga hallet jo të pakta penale ku përmendet. E megjithatë, tigërmesazhi ka një mundësi të ndihmojë veten dhe drejtësinë, duke nisur rrëfimet e punëve të paligjshme.

Një “pentito” do dalë nga kjo mazhorancë. Deri më tani rezistenca e frika, e ndëshkimit misterioz, apo shpresa se do mbyllen proceset pa zhurmë, ka frenuar hapjen e kutisë së Pandorës.
Duket si tigri Veliaj po i fliste Ramës si luani, mbreti i kafshëve, duke e sfiduar se edhe mundet të përpiqet të trazojë kopshtin. Gjithnjë, nëse! Sepse, nga Kopshti Zoologjik, siç ndau mendjen bashkiaku ta quajë qeverinë dhe mazhorancën ku bën pjesë, të tjera kafshë, ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë, rrinë zgjuar natën, duke pritur BKH-në te porta.
Socialistët e dinë kush është pantera e zezë, kush çakalli, kush ujku, dhelpra e të tjera etiketa vendosur për njëri-tjetrin. Pylli ka marrë flakë, kopshti po digjet, zjarrfikësja ka ngecur në trafik…
Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të “...
Në shumë vende europiane po përkujtohet nga intelektua...
Dëgjova intervistën e kreut të SPAK-ut te Dudushi dhe ...
Festat e nëntorit kaluan shumë bukur. Festimi i 28 nën...
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit tronditi opinio...
NDERIMI I MUNGUAR PËR PRESIDENTIN MOISIU, NDERI I HUMB...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, por ...
Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm nj...
28 Nëntor 1912, joveçse datë e shënjuar e shpalljes së pav...
Paraprakisht, dëshiroj t'ju bashkohem urimeve të mbarë-Shq...
U bënë disa ditë që në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka nx...
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur instiktivisht, cili...
Shumë janë përpjekur ta analizojnë bardhë e zi rezulta...
Shkrimi i plotë i Albert Vatajt: Ai është burri më i ...
Asgjë në këtë botë por edhe përtej saj nuk është rastësi p...
Pasiguritë janë rrathët që e shoqërojnë jetën e një sh...
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike,...
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërm...
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte...
Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve di...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...