EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Pasiguritë janë rrathët që e shoqërojnë jetën e një shqiptari çdo orë, sapo nis ditën.
Ngjarjet e fundit në Tiranë vënë në krye atë më të rëndën, pasigurinë për jetën. Jeta që merret aq lehtë në derën e shkollës, në derën e lokalit, në derën e Universitetit. Policia e shtetit mungon aty ku duhet të jetë. Nuk mban përgjegjësi. Ministri, skifter anti-PD. Në zbardhjen e disa dosjeve hetimore, shihet se si grupet e fuqishme kriminale caktojnë shefa e drejtorë. Uniformat i tregojnë dhëmbët protestuesve.
Vjen më tej, pasiguria ushqimore. Produktet në treg, që konsumojmë, që marim në shpi, nuk kalojnë filtrin e duhur. Askush nuk të garanton se a janë të shëndetshme, a janë brenda afatit, a përmbajnë elemente të dëmshme. Kemi një Agjensi qeveritare që duhet ta kryejë këtë punë, po ajo reagon me shumë vonesë edhe kur të tjerët, autoritete fqinje ose të BE, lajmërojnë për ndonjë produkt të dyshimtë. Së fundmi, u raportua se nga Europa janë kthyer mbrapsht 57 përqind e eksporteve tona. Një dramë për prodhimin vendas, për fermerin. Pse? Sepse AKU nuk ekzsiton. Ministrja në detyrë, nuk mban përgjegjësi.
Pasiguria e ilaçeve është një alarm. Kontrolli i Lartë i Shtetit paska zbuluar se 3 vitet e fundit dhjetra lloje barnash në qindra mijë doza kanë hyrë tek ne, dhe janë marrë nga njerëzit, pa ju nënshtruar analizës laboratorike. Ka një strukturë qeveritare që duhet ta ofrojë këtë shërbim. Quhet Agjensia për Barnat dhe Paisjet Mjekësore. KLSH gjeti se prej 3 vitesh aty mungojnë investimet bazike dhe laboratori nuk është modernizuar, e nuk funksionon si duhet. Ndërkohë, sipas qeverisë, mjekësia është falas dhe më e mirë se në Angli e Itali. Ministrja përgjegjëse sulmon Opozitën.
Pasiguria mjedisore është në nivele të frikshme. Të gjithë tanimë e dimë se këtu tek ne ka mbetje toksike, që lihen të zbuluara në mes të portit, lëndë të rrezikshme me të cilat bëhet tregti ilegale, ndërkombëtare. Ne kemi një agjensi qeveritare dhe një Ministri që duhet të garantojë që kjo të mos ndodhë. Ato janë, por nuk e bëjnë punën. Zonja përgjegjëse ka një trill për të na treguar si bëhet byreku në Gjirokastër, ndërsa për këtë shqetësim madhor që ka publiku, ajo fajëson të tjerët.
Pasiguria juridike është tanimë fakt. I teket Kryeministrit, arreston liderin e Opozitës, burgos kundërshtarët për një konferencë shtypi. Ku do të apelosh? Edhe të Enjten në darkë, Gjykata më e lartë në vend, që supozohet ajo më me integritet, nuk pati kurajon të prishë humorin e Edi Ramës e të japë drejtësi.
Kjo pra është Shqipëria 2030. Aty ku qeveria duhet të jetë prezente të ofrojë siguri, ajo nuk ekziston, dhe shfaqet me këmbën e saj brutale për të shkelur siguritë që na i jep Kushtetuta. Pra rilindja me shefin e saj të madh, dështon dhe mungon aty ku duhet, dhe kur vjen, vjen vetëm për keq, për dëm. Dhe ka njerëz që habiten pse në studimet që bëhen, në indeksin e lumturisë, jemi në fund të botës.
Ndryshimi nuk mjafton. Duhet përmbysje.
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike,...
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërm...
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte...
Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve di...
Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të...
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...