80 vjetori që na kujton dhe na fton të mbrojmë lirinë!
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...

Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria për atdheun, është talenti që kemi për të bërë paqe me çdo problem.
Jemi populli që jo vetëm dimë të mbijetojmë, por dimë edhe të mos bezdisim veten duke kërkuar zgjidhje. Refreni ynë? “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”
Trafiku
Çdo mëngjes, në kryeqytet, në hyrje dhe dalje të tij, zhvillohet një shfaqje artistike: makina që ndalojnë, lëvizin 5 cm, ndonjëherë 10 cm dhe prap ndalojnë. Zgjidhje për trafikun? As që bëhet llaf. E kemi pranuar me filozofi stoike: “Do kemi trafik, dhe një ditë do të ketë aq makina në rrugë sa as makina s’do mund të leviz më!” Një vizion gjenial për të krijuar muzeun e parë të trafikut të përhershëm.
Ikja
Kemi nisur të flasim për largimin masiv të nga vendi. “Kanë ikur, po ikin dhe do të ikin,” thonë politikanët, me një buzëqeshje që sfidon edhe nënqeshjen e Mona Lizës. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është vetëm historia që përsëritet. Dikur emigronim për bukën e gojes, tani për të shkuar në një vend ku sundon ligji.
Korrupsioni
Korrupsioni është si rakia: e prodhojmë me bollëk dhe e ndajmë me të gjithë. “Gjithmonë ka pasur korrupsion,” thonë ekspertët, ministrat dhe analistët. Ashtu si oksigjeni, është i domosdoshëm për jetën, edhe korrupsioni është vaji që lubrifikon sistemin. Lufta kundër tij do ishte si të tentosh të ndalosh frymëmarrjen.
Punët Publike
Punët publike këtu janë si serialet turke: askush nuk e di kur do të mbarojnë. Por nuk ka vend për t'u shqetësuar! Refreni që dëgjojmë jo vetëm që na qetëson, por na vë edhe në gjumë: “Ska kohë për pushim.” Sigurisht, kjo nuk do të thotë që rruga do të perfundojë, është sinjal që do të zvarritet në mandatet e ardhshme. Të mos harrojmë, zvarritja është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore.
Pensionistët
Me çmimet që fluturojnë në qiellin plot ré dhe pensionet që zvarriten, pensionistët po praktikojnë një jetë me më pak kalori. Ndërkohë, qeveria që e kap lepurin me qerre e gjen tak - fak fajtorin: bizneset që nuk duan të paguajnë më shumë taksa., Afermendsh, problemi s’mund të jetë sistemi. Faji është gjithmonë i tjetrit.
Konkluzioni
Në vend që të luftojmë për zgjidhje, kemi gjetur një mënyrë më të lehtë: paqe me problemin. Vendi është kthyer në një tokë pjellore që kultivon artin e pranimit fatalist. Dhe siç themi sa herë ndihemi keq: “E bën Zoti mirë...”
Dhe meqë punët e mëdha ja kemi lënë Zotit, derisa Ai të kujtohet për ne, ne, ngushëllohemi me trafikun, korrupsionin dhe ikjen. Pasi, ashtu si e ka thënë filozofi modern shqiptar: “problemi ynë më i madh është se ne nuk kemi problem asnje problem.”
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazh...
Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryemin...
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmë nga Kompleksi...
E pyeta Filipin: -Të mungon Koço Devole? -Ndihem si peshk...
Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden dhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...