Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit që Partia e Punës të bëhej Partia Socialiste dhe më tej edhe 1 vit tjetër që ish-Partia udhëheqëse që prej 1944, të bëhej parti opozitare.
Mendojeni pak, 1944 - 1992, janë plot 48 vjet në pushtet të kësaj partie.
Më pas pllakosi 1997, e PS apo ish-PPSH u rikthye në fuqi, duke e mbajtur qeverisjen e Shqipërisë edhe 8 vite të tjera.
Pra 48 plus 8, bëjnë 56 vite pushtet të kësaj partie.
Ja ku jemi sot, në muajt e fundit të 2024 dhe PS mbush plus 12 vite të tjera në pushtet, ndërsa në vitin 2025, po kërkon edhe një mandat tjetër 4-vjeçar.
56 plus 12 bëjnë 78 vite pushtet të PPSH dje e PS sot, prej vitit 1944 deri në vitin 2024.
Nuk ka gjendje më antihistorike për një shoqëri, vend e komb sesa pushteti i gjatë dhe i pangopur i një partie dhe klike, sidomos kur kjo parti ka qenë partia udhëheqëse e mizorisë dhe krimeve të diktaturës, e gjithashtu bashkëpërgjegjëse e dështimeve dhe paudhësive të postkomunizmit.
Të shohësh sot se si ata që u përzunë nga Shqipëria prej ligësive dhe çnjerëzisë së kësaj partie, t'i shkojnë Edi Ramës për t'i ndjekur muzikën e hedhur vallen kuqezi, nuk ke se si të mos çmeritesh e dëshpërohesh pakufi.
Në vitin 1944 lideri i kësaj partie ishte Enver Hoxha, pasi vdiq ai, në krye erdhi Ramiz Alia, e kur ndryshoi sistemi pas 1990, ky ia lëshoi drejtimin e partisë Fatos Nanos, të cilit ia rrëmbeu në vitin 2005 Edi Rama.
Pra, Edi Rama është udhëheqësi i katërt.
Prej vitit 1944 e deri sot, kjo parti ka pasur vetëm 4 udhëheqës dhe Edi Rama është i katërti.
A e kuptoni me kë po e hidhni vallen kuqezi të dashur shqiptarë të Diasporës?
A mendoni vallë, kur shkoni e mbushni sallat e udhëheqësit të 4 të partisë e cila na izoloi, masakroi e varfëroi prej 1944 deri në vitin 1990?
A ju kujtohet se ndaj cilës parti e ndaj cilit regjim e bëtë shpërthimin tuaj kur me mijëra hytë në ambasada, me mijëra morët anijet në vitet 1990, 1991, 1992?
Sado i madh të ketë qenë dështimi i PD dhe i Sali Berishës në vitet e tyre të pushtetit 1992 - 1997 dhe 2005 - 2013, pra në 13 vite, sado të mënxyrta e zhgënjyese të kenë qenë qeverisjet e PD dhe Sali Berishës, prapëseprapë, mua nuk ma rrok dot mendja se si 13 vite mund të zhbëjnë 78 vite, e aq më pak të tejkalojnë në kujtesën tonë kombëtare të pësimeve.
Në asnjë version të psikozave kolektive, nuk do të mund të ndodhte një revansh kaq i madh i së shkuarës mbi të sotmen, e madje triumfalizëm i së shkuarës duke pretenduar modernitetin dhe vizionin e së nesërmes.
E vetmja mënyrë se si mund të shpjegohet kjo marrëzi psikokolektive, do të ishte “fuqia e propagandës” e partisë së diktaturës, e cila edhe pse lëshoi pushtetin e dukshëm kur ndryshoi sistemi 1990, nuk dorëzoi kurrë pushtetet e vërteta që nuk duken me sy të lirë e nuk kuptohen dot me mendim të thjeshtë.
Kemi mbërritur në këtë derexhe kur, PS dhe Edi Rama, pas 34 vitesh po rikthehen në rolin udhëheqës të para 1990, duke zotëruar çdo pushtet e duke mumifikuar opozitën pa as më të voglën bjerrje ndërgjegjeje.
Diaspora që hedh vallen kuqezi sot me Edi Ramën, ata mijëra shqiptarë që hedhin sot vallen kuqezi me Edi Ramën ngado e kudo ku jetojnë në Perëndim, nuk e dinë se po keqpërdoren për të amnistuar PPSH për 2 korrikun e Ambasadave dhe Anijet e 1991 - 1992.
Ata po kthehen në valltarë të antihistoricizmit.
E di që shumë prej tyre nuk do ta pëlqejnë këtë që po shkruaj, por e vërteta është se unë preferoj të më shajnë e urrejnë ata, por kurrë të mbaj turpin e mosthënies së të vërtetës.
Të dashur valltarë kuqezi të Diasporës, kur brohorisni Edi Ramën sot, jeni duke vrarë të nesërmen e Shqipërisë, në emër të së shkuarës.
Kjo është e vërteta e hidhur dhe pikë./ CNA
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazh...
Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryemin...
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmë nga Kompleksi...
E pyeta Filipin: -Të mungon Koço Devole? -Ndihem si peshk...
Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden dhe...
Gjuha është një mjet komunikimi për fiset dhe popujt, e ci...
Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i ës...
I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabar...
Po të dëgjojnë se çfarë thonë pensionistët sot, duhet ...
Thuajse 90% e opinionit publik merren sot me Ilir Metën dh...
Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arresti...
Ende pa i ditur të gjitha faktet dhe imtësitë me anë t...
Le ta themi që në krye, merita për shumë zbulime të lidhje...
Ndërsa jetojmë në kohë kur shkenca e zbulimet po shkoj...
Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur. Do k...
Sot Gjykatësit italianë të pavarur dhe me integritet t...
Pyetja është përse Parlamenti i viteve 1997-2005, kur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...