52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Thuajse 90% e opinionit publik merren sot me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Megjithëse në një studio televizive, mbrëmë në darkë, (emisioni "Opinion"), u zbulua ashiqare se listën e deputetëve socialistë në Durrës, e zotëronte krimi i organizuar, shkurt ata që të vrasin, që tregtojnë drogën, shalët, ndërtimin, investimet strategjike etj. Ata ishin jo imponuesit e listave, por vulosësit.
Dhe jo rastësisht Durrësi është një nga qytetet më të goditura nga emrat, me më shumë të arrestuar, jo për shkak të primatit politik, por luftës së klaneve. Madje u fol që po këta deputetë i jepnin krimit deri informacionet e klasifikuara si sekrete shtetërore. Dhe ta mendosh, Durrësi i një kategorie me memorie sa historike dhe kulturore, i akademive antike, është sot një Sicili e viteve '30 në Italinë fqinje.
U fol se si në mënyrë të rrufeshme u arrestua një deputet socialist, thjesht si rezultat i mosmarrëveshjeve mes grupeve po të krimit. Aq sa drejtuesi i emisionit, një gazetar me arsenal mediatik të fuqishëm si Fevzo, bënte guakun me pyetje budallaqe se kush i firmos listat e deputetëve? Kush ishin ata që firmosnin këto lista me emra nga krimi? Listat janë aty "gjeneral", mjaft të shkosh te Komisioni zgjedhor dhe listat kanë në fund emër, firmë dhe vulë partie.
Prandaj në Shqipëri pushteti, sundimi, nuk mbahen vetëm, por me mbështetjen e krimit dhe me partneritetin e fortë të një mase të madhe sociale, ku gazetarët nuk bëjnë përjashtim. Enver Hoxha e adaptoi po aq mjeshtërisht këtë strategji, aq sa sot pa frikë mund të themi se, ai, nuk vrau e preu i vetëm.
Megjithatë tjetërkund është vëmendja dhe vetëm derrat nuk e kuptojnë se përse duhej të arrestohej ashtu publikisht dhe brutalisht ish-presidenti i tyre. Nga ana tjetër shqiptarët edhe për ekuivok memorie, harrojnë se në 2013-ën, Edi Rama e deklaronte publikisht se, për të mundur Sali Berishën do bënte aleancë edhe me djallin.
Dhe e bëri, nuk ka lënë nyje strategjike portuale të vendit pa e zaptuar, ishull apo gadishull të strategjive historike nga mbrojtja kombëtare, aq sa sot investimi gati 45-vjeçar i kulturës ushtarake, janë ngarkesë rifuxho pa pikë personaliteti dhe peshe, pasi as nuk pyeten, as nuk dëgjohen dhe kudo ka vetëm veto. Nga ana tjetër sot shqiptarëve një ishull kaq strategjik si Sazani, u duket fitore e jashtëzakonshme që po e kthen në hotele masone, apo mollë të ndaluar, një investitor amerikan dhe dhëndri i Donald Trampit.
Thua se pas këtij investimi mason ata do përfitojnë për xhepat e tyre nga një përqindje shtesë në pagat e tyre, apo ndonjë apartament. Jemi kaq eterik dhe kaq vrastarë të truallit tonë, megjithëse e kemi pasur Sazanin mollë të ndaluar nga diktatura që iku. Po ashtu, me strategji Kremlini ka përdorur dhe po përdor në mënyrë perfekte, krijmin e sa më shumë partive të vogla për shpërndarje dhe firo votash, zhvendosjen e vëmendjes, shpikjen e skandaleve, si e si të ruajë qetësinë e tij masive, pushtetin, po ashtu edhe avenirin e aleatëve të tij të krimit të organizuar.
Ndaj sot Shqipëria është një konglomerat i dhunës shtetërore, mishmash politik, i alergjisë kolektive, e dalë nga vetvetja, një kor pështymash karshi njëri-tjetrit, aq sa fundin politik të një personi e mendojnë si vdekjen e tyre. Kështu gjykonim edhe në kohën e Enverit, do na përpinin lubitë e imperializmit..., do na pushtonin. Mirëpo, ndodhi e kundërta, kemi 30 e kusur vite që, po shqyhemi metropoleve të botës. Bjerrja jonë, kaosi ynë, ka emrin, Edi Rama./ CNA
Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arresti...
Ende pa i ditur të gjitha faktet dhe imtësitë me anë t...
Le ta themi që në krye, merita për shumë zbulime të lidhje...
Ndërsa jetojmë në kohë kur shkenca e zbulimet po shkoj...
Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur. Do k...
Sot Gjykatësit italianë të pavarur dhe me integritet t...
Pyetja është përse Parlamenti i viteve 1997-2005, kur ...
Strategjia e Kamalës te "Fox News": Mos iu përgjigj të gji...
Kam thënë vazhdimisht se kjo opozitë, ashtu siç është sot ...
Dëgjojmë shpesh që edhe njerëzit që fatkeqësisht i shërbej...
Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisë...
Ndërsa po ndiqja intervistën e Ditmir Bushatit në "Top Sto...
Këto ditë mësuam nga DW, se një ish–agjent i Stasi-t,...
Ka disa njerëz që janë të lumtur me gjendjen që po kalon S...
Pa ndonjë surprizë të madhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kër...
Fox News kërkoi debat në 24 tetor. Harris heshti, Trum...
Për mendimin tim, Trump po fiton. Mund të jem gabim, s...
Në vijim gjeni përmbledhje strategjike mbi oportunitetet d...
Një ditë më parë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë vizitoi...
1) Giorgia Meloni apo kryeministrja e Italisë, nënshkruan ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...