A duhet Meta sipas ligjit të gjykohet me dyer të hapura dhe me kamera për popullin?
I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabar...

Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i është rregulluar gruaja, fëmijët ose të afërmit nëpër punë të mirëpaguara në çdo hierarki që ka shteti shqiptar brenda dhe jashtë, dikujt i është dhënë kredia me interes zero, dikujt buxhet informal për portalin, dikujt dekorata për egon dhe deliret, dikujt territore dhe prona publike, dikujt një ligj, dikujt një minierë, një licencë, një bankë, dikujt… d.m.th. kësaj dite që erdhëm i është bërë hyzmeti, ndaj ushtria e hyzmeqarëve pavarësisht vanitetit, jetës, pasurive dhe rraqeve firmato që mbajnë janë thirrur që siç janë të helmuar vetë nga mëkati të orientojnë dhe helmojnë dhe shqiptarët në qasjen dhe analizën e tyre ndaj së keqes. Janë thirrur nga “nderëbërësi”, pasi për këtë ditë i ushqeu, fiks si përralla e Hansel dhe Gretel, që i ushqyen që në fund t'i shqyenin të majmë.
Të gjitha këto “ndere” dhe shumë të tjera që nuk janë renditur këtu janë bërë në kurriz të Shqipërisë dhe moralit kombëtar të shqiptarëve.
Këto “ndere” dhe këta hyzmeqarë të së keqes, kanë kontribuar që sot shqiptarët dhe ana morale e një kombi të jetë në një krizë të thellë.
Relativizimi, ambientimi me të keqen dhe sidomos justifikimi dhe mbrojtja e saj, janë dëshpëruese dhe radiografia më e mirë e elitës aktuale shqiptare.
Pavarësisht se fshihen mbrapa analizave gjoja moraliste dhe filozofike, aroma e kërmës dhe kalbëzimit moral nuk fshihet dot mbas asnjë citimi, trashje zëri ose CV-je "showman"-i.
Këtë elitë këto ditë e kemi parë të bëjë, prokurorin, gjyqtarin, policin, por kurrsesi rolin e saj të vërtetë, mendimin progresiv dhe ndriçues kombëtar.
Elita duhet të ketë të zhvilluar jo vetëm inteligjencën mendore, por sidomos atë shpirtërore, kombëtare sidomos. Nëse këto dy inteligjenca nuk ecin në një kah atëherë kemi disekuilibër dhe kompromentim të së parës, nga materialja siç po ndodh.
Tragjikisht pjesa më e madhe e elitës shqiptare të kësaj epoke, zot ka paranë. Aty fillon boshti, gjykimi dhe orientimi i saj. Shembulli i saj i infektuar dhe roli i saj si katalizator i së keqes uroj të jetë në grahmat e saj të fundit bashkë me imoralitetin e ushqyesve të saj.
Gjykimin e shëndetshëm, moralin e kthjellët kombëtar përherë e has te shqiptarët e ndershëm dhe të thjeshtë, ata që kjo elitë në mënyrën e saj shpesh dinake dhe shpesh miope i ka trajtuar si popull jo të vetin, përkundrazi, si një popull armik.
Shqiptarët, Shqipëria e kësaj epoke, kanë një elitë të pasur në para, por jo në shpirt dhe moral. Këto ditë lakuriqësia e saj imorale ishte reale.
Shkrimet e shenjta precizojnë që nuk mund t'u shërbesh dhe t'u falesh dot dy Zotave njëkohësisht, edhe zotit të parave edhe Zotit të shpirtit dhe në rast se ti zgjedh të parin… dhe ty të duket sikur je i pari në këtë epokë të infektuar, mos harro, të parët do jenë të fundit, dhe të fundit të parët./ CNA
I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabar...
Po të dëgjojnë se çfarë thonë pensionistët sot, duhet ...
Thuajse 90% e opinionit publik merren sot me Ilir Metën dh...
Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arresti...
Ende pa i ditur të gjitha faktet dhe imtësitë me anë t...
Le ta themi që në krye, merita për shumë zbulime të lidhje...
Ndërsa jetojmë në kohë kur shkenca e zbulimet po shkoj...
Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur. Do k...
Sot Gjykatësit italianë të pavarur dhe me integritet t...
Pyetja është përse Parlamenti i viteve 1997-2005, kur ...
Strategjia e Kamalës te "Fox News": Mos iu përgjigj të gji...
Kam thënë vazhdimisht se kjo opozitë, ashtu siç është sot ...
Dëgjojmë shpesh që edhe njerëzit që fatkeqësisht i shërbej...
Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisë...
Ndërsa po ndiqja intervistën e Ditmir Bushatit në "Top Sto...
Këto ditë mësuam nga DW, se një ish–agjent i Stasi-t,...
Ka disa njerëz që janë të lumtur me gjendjen që po kalon S...
Pa ndonjë surprizë të madhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kër...
Fox News kërkoi debat në 24 tetor. Harris heshti, Trum...
Për mendimin tim, Trump po fiton. Mund të jem gabim, s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...