EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të ndalonin makinën nga qarkullimi nuk ishte i vogël.
Si mund të vdesë njeriu nga makina?!! Skandal? Çfarë është kjo monstër që vret njerëz? Me kuajt ishim rehat.
Makinat nuk u ndaluan, por u investua shumë në infrastrukturë, në sinjalistikë, në rregullore, në masat e sigurisë. Makina vazhdon të marrë jetë njerëzish edhe sot, por askujt nuk i shkon në mendje të nxjerrë makinën nga rruga.
Debati i hapur sot nga kryeministri për të mbyllur “TikTok”-un dhe “Snapchat”-in për shkak se nxisin bullizmin, gjuhën e urrejtjes, ka vlerë vetëm nëse nxirren mësime nga pësimet dhe nuk shkojmë në zgjidhje alla Adhamudh.
Sot teknologjia nuk është thjesht një mjet; është një pjesë integrale e jetës sonë. Nuk divorcohemi dot nga jeta digjitale. “TikTok”-u, “Snapchat”-i dhe platformat e tjera sociale nuk janë burimi i problemit – ato janë mjete, ashtu si makina, që përdornim dje dhe që përdorim edhe sot.
Problemi nuk qëndron te “TikTok”-u dhe platformat e tjera, por te mënyra si ne i përdorim dhe si i menaxhojmë efektet e tyre në shoqëri.
Nëse mbyllim “TikTok”-un dhe “Snapchat”-in, a jemi të sigurtë se në platforma të tjera nuk ka bullizëm, gjuhë urrejtjeje, veprime të paligjshme?!
Në vend që të mbyllim këto platforma, duhet të investojmë në “infrastrukturën” sociale.
Në anarkinë e botës digjitale që po jetojmë zgjidhja duhet kërkuar tek edukimi dhe jo ndalimi.
Një përdorues i mirinformuar fiton dhe nuk humbet nga rrjetet sociale.
Në vend që t’i shmangemi teknologjisë, duhet të edukojmë fëmijët dhe të rinjtë se si ta përdorin në dobi të tyre atë.

Kurrikulat shkollore duhet të kenë lëndë mbi etikën e përdorimit të mediave sociale dhe njohuri mbi privatësinë, bullizmin digjital dhe ndikimin emocional që nesër mund të vijë jo vetëm nga përdoruesit njerëzit, por edhe nga botët dhe Inteligjenca Artificiale.
Ashtu si sinjalistika rrugore rregulloi trafikun, ligjet duhet të rregullojnë përdorimin e teknologjisë.
Mund të vendosen kufizime për algoritmet që promovojnë përmbajtje të dëmshme ose të përcaktohen mekanizma më të fortë për raportimin e bullizmit dhe gjuhës së urrejtjes.
Mund të investohet më shumë për të luftuar krimin kibernetik për t’ia ngulur në mendje “trimit” dhe “anonimit” se në rrjet “nuk është aq i padukshëm dhe i pakapshëm sa mendon”.
Ashtu si fëmijët nuk lejohen të ngasin makinën pa një licencë, edhe qasja e tyre në teknologji mund dhe duhet të jetë e mbikëqyrur. Prindërit dhe mësuesit kanë një rol për të luajtur në mësimin e vetëkontrollit dhe përdorimit të vlefshëm dhe etik të teknologjisë. Ashtu si makinat kanë evoluuar me rripa sigurie, “airbag” dhe sensorë që shmangin aksidentet, edhe platformat digjitale mund të zhvillojnë teknologji që minimizojnë rreziqet.

Algoritmet duhet të programohen për të favorizuar përmbajtje pozitive, ndërsa përdoruesit duhet të kenë informacionin e duhur se si të dalin nga një mjedis toksik online.
Në vend që të demonizojmë dhe të mbyllim një platformë, le të hapim debatin mbi efektet që ka teknologjia mënyrat më të mira për ta përdorur atë. Të mbyllim hapësirën virtuale apo të flasim për një mjedis digjital të shëndetshëm?
Mbyllja nuk është zgjidhje!
Ashtu si nuk ndaluam makinat, nuk mund të ndalojmë rrjedhën e teknologjisë. Aq më tepër që me Inteligjencën Artificiale nuk jemi para një rrjedhe, por një dallge të madhe.
Çdo përpjekje për të mbyllur platformat digjitale është një luftë kundër erërave të kohës. Nëse te mbyllja kërkojmë zgjidhjen kemi injoruar rrënjët e problemit.
Në fund të fundit, platforma si “TikTok” nuk janë “monstra” që duhet të eliminohen, por “makina të reja” që kërkojnë rregullore, edukim dhe përgjegjësi.
Në vend që të bëjmë luftë me teknologjinë, le të investojmë të mësojmë si të bashkëjetojmë me të.
Nëse duhet të shpallim luftë, para se të çarmatosim duart, duhet të çarmatosim mendjen, zemrën dhe gjuhën. A e bëjmë dot këtë?
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...