Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megjithatë Sali Berisha është kërmë. Kaq mjafton që nga një metropol i Amerikës të vjellë me një fjalor rrugaçësh, ordiner, më pistë se një kërmë, se çfarë është drejtësia dhe se kujt do t'ia japin votën shqiptarët në majin e vitit që vjen. Dhe kaq mjafton që ai standardi shqiptar, i cili nën efektin e lëngut të propagandës të vërshojë me duartrokitje, që si domethënie kanë atë që, rrofsh që po na vjedh, po na rrjep, po pinë gjakun etj.., rrofsh dhe mirë ia bën atij ''kërmës''.
Po t'i kthehesh pak memories, lali Eri e nisi me ca pankarta rrugëve të Tiranës me një mision të gjatë, të ashtuquajturën lëvizjen Mjaft. Sigurisht me një sponsor të fortë nga mbrapa si Edi Rama dhe Sorosi, atë botë kundër qeverisë socialiste të Fatos Nanos. Aq sa edhe ky u bë legjendë me togfjalëshin ''mjaft o Erion, mjaft''. Mirëpo treni kishte nisur udhën, kësisoj përfshi ato grupimet e brendshme, plus inatin e Ilir Metës lëvizja Mjaft dhe Edi Rama ia morën pushtetin Partisë Socialiste.
Dhe nëse u vendos një standard demokratik, ku si PD-ja dhe PS-ja filluan një rrotacion demokratik në hapjen e krahut, kasta e Mjaft-it, i vuri shqelmin. Pjesa moderatore që vërtet e do vendin, e ka kuptuar prej kohësh që rrotacionet e 2005 dhe të 2013 ishin pjesë e këtij standardi. Ai që mendon se në 2005 Nano dhe në 2013 Berisha e humbën pushtetin, i presin drutë shkurt. Mund ta mbanin sa të donin, pasi pushteti nuk humbet asnjëherë zgjedhje, ndryshe Llukashenko, Maduro, Putini, do ishin harruar siç është harruar Silvio Berluskoni apo Toni Bler.
Në fakt kjo që po ndodh me lali Erin është lufta e ashpër mes grupeve të interesit në dominimin e pastrimit të parave, tregun e drogës, shto pastaj edhe zonat e influencës ku pa përjashtim gratë aktuale janë kthyer në zonjat e bllokut të dikurshëm. Sot bota mbarë po shikon se si një shtet si Siria dhe qeveria e Bashar al Asadit, tregtimin e drogës e kishte burim të ardhurash për pasurimin e kastës rreth vetes dhe të ardhura fiktive për firot e buxhetit kombëtar.
Shqiptarët nuk e besojnë se vendi i tyre është sot një kryqëzim i transportit të kokainës, i pastrimit të parave, armëve, prostitucionit pasi lëngu i propagandës e ka bërë punën e vet, mjafton t'i thuash liderit të opozitës kërmë, i rrjedhur, palaço, legen plak dhe automatikisht të lind e drejta të vjedhësh, të ndash si të duash deri pasurinë kombëtare. Lali Erit i thërrasin gruan dy herë në javë, i thërrasin vëllain, i kanë burgosur të gjithë drejtorët, ka akuzë për pastrim parash etj. Ndërkohë ka filluar një luftë e ashpër bllokiane mes familjeve Balluku, Veliaj, Rama sa edhe gratë po bëjnë një luftë frontale virtuale, televizive imazhi (kush e kishte parë Linda Ramën në Opinion) megjithatë fajin e ka Saliu.
Është një larje hesapesh, por publike, bash në standardin e bolshevizmës së Bllokut të dikurshëm, një forcë pushteti ndaj jorastësisht shqiptarëve u arrestohet Presidenti sikur të ishte kreu i Mafias.
Po në bazë të këtij standardi do shikoni tani se si thërrasin çdo fillim jave gruan e lali Erit, nesër mamanë e tij, ashtu siç vepruan dje etërit me Naxhije Dumen, Fiqeret Sanxhaktarin etj. Megjithatë fajin e ka Saliu. Dhe sa për dijeni të shqiptarëve nuk ishte Saliu i pari që e dha foton e tij në një avion diku, ishte bota virtuale, web-et, "TikTok", Saliu ishte me vonesë. Megjithatë të gjithë i drejtohen Saliut, pavarësisht spastrimeve të grupeve të interesit./ CNA
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Meqë kur të erdhi BKH për kontroll nuk ja dhatë çelsin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...