Zegjinetë e Doktorit
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...

Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazetarët me shkrimet e tyre denigruese e pa fakte të përballen me ligjin.
Sot është shumë e lehtë të jesh “gazetar”. Një celular i mirë, një kompjuter, shumë thashetheme, pak fantazi e shumë urrejtje, disa rrjete sociale apo portale, që vdesin për klikime; gjetja e një objektivi që duhet sulmuar e denigruar me çdo kusht dhe ja ku u bëre gazetar...
Në një shoqëri demokratike, liria e shprehjes është një nga shtyllat themelore të funksionimit të drejtë të sistemit. Është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi mes qytetarit dhe shtetit, dhe mjeti për të kërkuar të vërtetën. Është e drejta e qytetarit për të shprehur mendimin e tij, e drejtë e gazetarit për të investiguar dhe për të sjellë të vërtetën në dritë. Por kur kjo liri kthehet në një armë për të vrarë karaktere, për të shkatërruar jetë e karriera, për të hedhur baltë pa asnjë fakt mbi njerëz të pafajshëm, atëherë nuk kemi më të bëjmë me liri, por me abuzim kriminal të saj.
Prej vitesh, portale e faqe të ndryshme online, shpesh të krijuara pa asnjë standard profesional dhe me financime të dyshimta, publikojnë “lajme” që nuk janë gjë tjetër veçse shpifje të pastra, të pakonfirmuara, të pavërtetuara, dhe shpesh të motivuara nga interesa politike, personale apo financiare. Emra njerëzish të zakonshëm apo publikë, karriera të ndërtuara me dekada pune e përkushtim, shkatërrohen në pak sekonda nga një titull bombastik që s’mban asnjë përgjegjësi dhe nuk kërkon prova. E gjithë kjo në emër të "klikimeve".
Në shumë faqe online apo portale të ndryshme në mënyrë anonime sulmohet, përbaltet, insinuohet; akuzohet për korrupsion, por fakte nuk paraqiten!
Amplifikohen me bollëk vetëm thashetheme apo llogje kafenesh. Asnjë fakt! Asnjë fakt që personi, i cili sulmohet është i korruptuar; asnjë fakt që paguhet me apartamente në çdo pallat që ndërtohet, asnjë fakt që merr para edhe nga shitësit ambulantë.
Pasoja? Dëm moral, traumë familjare e shoqërore, linçim publik, dëmtim i karrierës! Dhe ndërkohë autorët e shpifjeve, nga pas ekranit të kompjuterit, vazhdojnë aktivitetin e tyre të rrezikshëm me një ndjenjë totale pandëshkueshmërie.
Kjo situatë nuk duhet të tolerohet më!
Nëse ka fakte që X person është i korruptuar le t’i paraqesin në Prokurori!
Por ama nëse nuk kanë fakte dhe shpifin atëherë të gjithë ata ndaj të cilëve shpifet, duhet t’i drejtohen Prokurorisë dhe të kërkojnë ndëshkimin e merituar të shpifësve.
Është koha që drejtësia të vendosë kufirin e ndarjes mes fjalës së lirë dhe shpifjes. Të gjithë ata që shkruajnë, botojnë apo shpërndajnë informacion të rremë, me qëllim dëmtimin e dikujt, duhet të përballen me pasojat ligjore. Si çdo profesion tjetër, edhe gazetaria kërkon etikë, përgjegjësi dhe transparencë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për publikime të paverifikuara që kanë pasoja reale mbi jetën e njerëzve.
Jam vetë gazetar, por Kodi Penal duhet të aplikohet me vendosmëri! Gjykatat duhet të trajtojnë çështjet e shpifjes me seriozitet dhe efikasitet. Ndërkohë, vetë publiku duhet të jetë më kritik, më kërkues ndaj burimeve të informacionit dhe të mos lejojë që portale të dyshimta të ndikojnë opinionin publik.
Në Shqipëri, Kodi Penal parashikon qartë pasojat e shpifjes dhe dëmtimit të reputacionit.
• Neni 120/1 i Kodit Penal: "Shpifja, përhapja me dijeni e informatave të pavërteta që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë."
• Neni 121: "Fyerja, shprehja me fjalë, gjeste ose veprime që cenojnë nderin dhe personalitetin e një personi tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj."
Këto dispozita janë të qarta dhe nuk lejojnë hapësirë për interpretim: shpifja nuk është opinion. Është vepër penale dhe duhet trajtuar si e tillë nga drejtësia.
Të mbrosh fjalën e lirë është detyrë qytetare dhe kushtetuese! Por të lejosh shpifjen në emër të kësaj lirie është gabim i rrezikshëm. Kush shkruan pa fakte, për të dëmtuar, nuk është gazetar, është shpifës! Dhe shpifësit duhet të japin llogari!
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Këshilli i Europës, përcaktojnë parime themelore të përgjegjësisë mediatike:
• Parimi i verifikimit të informacionit: Gazetari nuk duhet të publikojë asgjë pa e verifikuar.
• Parimi i paanësisë: Çdo palë duhet të ketë të drejtën e përgjigjes para se të publikohet një akuzë.
• Parimi i shmangies së dëmit të panevojshëm: Gazetaria nuk duhet të dëmtojë personalitete apo të cenojë jetën private, përveç rasteve me interes publik të qartë dhe të provuar.
Të gjitha këto norma kanë një qëllim: të mbrojnë publikun nga keqinformimi, dezinformimi i qëllimshëm dhe individët nga shpifja.
Në një botë ku çdo titull i rremë mund të bëhet viral në pak minuta, është më e rëndësishme se kurrë që media të mbajë përgjegjësi.
Vetëm kështu mund të mbrojmë të vërtetën, nderin dhe dinjitetin njerëzor. Dhe vetëm kështu mund të kemi një media të lirë e të përgjegjshme dhe zyrtarë kokëlartë në kryerjen e detyrës.
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...