I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Sipas një studimi të fundit, vendi ku rritet një person si fëmijë, ndikon ndjeshëm tek aftësitë e orientimit në moshë madhore. Kështu, ata që janë rritur në qytete kanë një perceptim më të dobët të orientimit, krahasuar me ata që kanë jetuar në zona rurale.
Dhe të kuptuarit e ndikimit të këtyre aftësive, mund të hedhë dritë edhe në diagnostikimin e sëmundjes së demencës. Studiuesit nga Franca, Gjermania, Zvicra dhe Britania e Madhe vlerësuan aftësitë e orientimit të rreth 400.000 njerëzve në 38 vende të botës, në një studim të fundit të botuar në revistën “Nature”.
Pjesëmarrësit në studim, u udhëzuan të luanin një lojë smartfon të njohur si ”Sea Hero Quest”. Studiuesit u kërkuan lojtarëve të mësonin përmendësh një hartë, përpara se të drejtonin një varkë virtuale nëpër pika të ndryshme kontrolli në një kohë sa më të shkurtër që të ishte e mundur.
Shkencëtarët gjurmuan dhe vlerësuan performancën, dhe më pas i pyetën pjesëmarrësit se ku ishin rritur. Studiuesit zbuluan se ata që ishin rritur në mjediset rurale, prireshin të orientoheshin më mirë. Po ashtu njerëzit e rritur në periferitë e qyteteve, shfaqën një performancë mesatare midis 2 grupeve.
Por përfundimet e studimit ndryshonin në vende të ndryshme. Kjo lidhje ishte e fortë në vende të tilla si Argjentina, Britania dhe SHBA-ja, dhe më e dobët diku tjetër. “Për shembull ka vende si Hungaria, ku nuk ka ndonjë ndryshim real, por ku ruhet tendenca mesatare", -thotë autori i studimit Hugo Spirs, profesor i neuroshkencës konjitive në departamentin e psikologjisë eksperimentale në Kolegjin Universitar të Londrës.
“Unë jam i magjepsur nga mënyra se si truri ndërton imazhe të një qyteti apo peizazhi të tërë, dhe më pas e përdor atë”, -shton Spiers. Kur panë më nga afër strukturën e qytetit, Spiers dhe kolegët e tij zbuluan edhe tendenca të tjera. Kështu, njerëzit që ishin rritur në qytete me sisteme të thjeshta, siç janë metropolet klasike të Amerikës së Veriut, ishin më pak të afta për të luajtur lojën “Sea Hero Quest”.
Ndërkohë, ata që e kishin kaluan fëmijërinë e tyre në qytete më të ndërlikuara me sisteme rrugore që janë më të vështira për t’u parashikuar, si ato në Europë, kanë një ndjenjë më të mirë orientimi. Ata arritën në përfundimin se sa më shumë që një fëmijë është i ekspozuar ndaj rastësisë gjeografike, aq më mirë do të orientohet ai në moshë madhore.
Në planin afatgjatë, Spiers shpreson t’i përdorë kërkimin e tij për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjes së demencës. Studimet kanë treguar se një ndjenjë e reduktuar e orientimit karakterizon sëmundje të tilla si Alzheimeri. Dihet tashmë se kjo ndjesi dobësohet me kalimin e moshës.
Kur Spiers dhe kolegët e tij analizuan performancën e pjesëmarrësve ruralë dhe pjesëmarrësve urbanë sipas grupmoshës së tyre, vunë re se dallimet ishin të mëdha.
Për shembull, një grua 60-vjeçare e lindur dhe rritur në një qytet, ka pothuajse të njëjtat aftësi orientimi si ato të një 70-vjeçareje që është rritur në fshat.
“Kjo është një diferencë e madhe”, -thotë Spiers. Lidhja midis moshës dhe ndjenjës së orientimit nuk është ende e qartë. Por Spiers thotë se ndoshta njeriu kur është fëmijë ose adoleshent, nis të eksplorojë në mënyrë të pavarur vendet jashtë shtëpisë pa mbikëqyrjen e të rriturve. / Bota.al
"Twitter" duhet të paguajë një gjobë prej 150 milionë ...
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, është pë...
Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nisha...
Aktorja Monika Lubonja e ka komentuar historinë e mode...
Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda, kanë q...
Stilisti Niko Komani ka qenë në qendër të vëmendjes së...
Astrologët parashikojnë një verë të ‘paprecedentë’ për...
Duhet kohë që trupi të zgjohet prandaj disa gjëra nuk ...
Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti pak ditë ...
Portokallet janë një nga frutat më të kërkuar dhe të p...
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka nisur t...
Këngëtarja Aurela Gaçe, një ditë më parë, zbuloi se pa...
Modelja Kejvina Kthella po përgatit një surprizë për f...
Pozicioni që flini mund të shkaktojë probleme shëndetë...
Lëkura është një ndër pjesët më të rëndësishme të trup...
Këngëtarja Enca Haxhia vijon me pushimet në Dubai, ndërsa ...
Të gjithë e dimë që “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”...
Është joshëse të shikosh me qejf shfaqje televizive dh...
Shumë njerëz identifikohen me aromën e parfumit që për...
Njerëzit që ecin rregullisht me një ritëm të shpejtë m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...