web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me lule të bukura”/ Vëllezërit Prifti, performancë mahnitëse me Inva Mulën

29 Maj 2022, 22:49, Lifestyle CNA
“Me lule të bukura”/ Vëllezërit Prifti,
Vëllezërit korçarë Endri e Stefi Prifti dhe sopranoja Inva Mula

Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë shkëlqyer me performacën e tyre në bashkëpunim me sopranon Inva Mula.

Vëllezërit korçarë kënduan së bashku me Inva Mulën këngën “Me lule të bukura” të kompozitorit Tish Daija.

Ata kanë emocionuar publikun me zërin dhe interpretimin e tyre në emisionin “Dola te Ola”.

Pas performancës, sopranoja përgëzoi Endrin dhe Stefin për mënyrën se si ato interpretojnë në çdo dalje të tyre. Inva Mula deklaroi se vëllezërit korçarë përçojnë pozitivitet dhe optimizëm.

"Ka një gjë te djemtë se nuk duam të bëjmë një ping-pong të komplimenteve, por gjërat e vërteta duhet t’i themi.

Mënyra sesi ju interpretoni, ju vini mbi të gjitha njerzillëkun, vini zemrën, vini shpirtin. Kur këndoni, përpara jush hapet optimizmi dhe pozitiviteti. Artisti o e ka këtë, o nuk e ka, dhe ju e keni dhe e përçmoni”, theksoi sopranoja./ CNA.al

“Me lule të bukura”/ Vëllezërit Prifti,
Vëllezërit korçarë Endri e Stefi Prifti dhe sopranoja Inva Mula




Lajmet e fundit nga