web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Plas’ mes kompozitores dhe Arian Çanit/ Diana Ziu: Përdor ‘ujqërit’ për të rritur audiencën

29 Maj 2022, 18:43, Lifestyle CNA
‘Plas’ mes kompozitores dhe Arian Çanit/ Diana Ziu:
Kompozitorja Diana Ziu

Kompozitorja Diana Ziu ka kritikuar moderatorin dhe gazetarin Arian Çani për mënyrën se si ai e trajton emisionin “Zonë e Lirë”.

Ziu i cilësoi si të turpshme sjelljet e Çanit, teksa e akuzon këtë të fundit se po përdor personazhet për audiencë. Ajo theksoi në emisionin “Ekspuls” se moderatori nuk mund të tallet për të çlodhur veten.

Ka emisione që në fillimet e veta shkon shumë mirë, është emision politik dhe nga fundi thërret një këngëtar nga Cërriku, apo Ujkun e filanit. Është turp. Mua më vjen keq për këtë. Nuk mund të tallesh në atë mënyrë dhe nuk mund t’i nxjerrësh për të rritur audiencën apo për të çlodhur vetë drejtuesin e emisionit”, theksoi kompozitorja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga