Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas dominimit të Tokës për më shumë se 160 milionë vjet, dinozaurët u zhdukën për shkak të një ”vizitori” nga hapësira. Rreth 66 milionë vjet më parë, një asteroid me përmasa të paktën 10 kilometra, i dha një goditje shkatërruese botës së dinozaurëve, duke shkaktuar tërmete, cunami, shpërthime vullkanike dhe katastrofa klimatike, të cilat zhdukën shumë shpejt 75 për qind të të gjitha krijesave të gjalla.
Por pavarësisht kësaj vetë Toka mbijetoi. A do të thotë kjo që planeti ynë është imun ndaj një asteroidi apokaliptik? Nëse asteroidi i frikshëm që vrau dinozaurët nuk do të mjaftonte për t’i dhënë fund botës, atëherë çfarë do të duhej për ta bërë këtë? A mundet një shkëmb hapësinor ta shkatërrojë gjithë planetin tonë, dhe sa i madh do të duhej të ishte ai?
Përgjigjja e shkurtër është: Ndoshta do të duhej një shkëmb sa një planet për ta shkatërruar plotësisht planetin tonë. Por do të duhej shumë, shumë më pak për të zhdukur jetën në Tokë - ose pjesën më të madhe të saj.
“Një objekt më i madh se Marsi e goditi Tokën në fillim të historisë së tij dhe krijoi Hënën, por pa e shkatërruar Tokën”- thotë Brajan Tun, profesor i shkencave atmosferike dhe oqeanike në Universitetin e Kolorados, që ka studiuar përplasjet e asteroideve.
Tun i referohet hipotezës së përplasjes gjigante, një teori shkencore që sugjeron se një planet i madhësisë së Marsit i quajtur Teia u përplas me Tokën 4.5 miliardë vjet më parë, duke krijuar në hapësirë një mori mbeturinash shkëmbore, ??që përfundimisht u bashkuan dhe krijuan satelitin e Tokës, Hënën. (Marsi ka një diametër 6700 km, ose më shumë se 500 herë gjerësia e asteroidit që shfarosi dinozaurët).
Në vend se ta zhdukte planetin tonë, shkencëtarët teorizojnë se një pjesë e bërthamës dhe mantelit të Teias u shkri me tonin, duke mbetur nën këmbët tona në epokat e ardhshme kur evoluoi jeta e parë. Ekspertët nuk bien dakord nëse kjo përplasje e lashtë ishte ballë për ballë apo tangent.
Por nuk ka asnjë dyshim se po të kishte pasur diçka të gjallë në Tokë në atë kohë, Teia do ta kishte zhdukur atë. Siç e tregon zhdukja masive e dinozaurëve, duhet shumë më pak se sa një planet për të dëmtuar seriozisht jetën në Tokë, edhe nëse mbijeton vetë planeti.
NASA e konsideron çdo shkëmb hapësinor një rrezik të mundshëm, nëse ka një diametër të paktën 140 metra, dhe ka një orbitë brenda 7.4 milionë km nga Toka. Një goditje nga një shkëmb i tillë mund të zhdukë një qytet të tërë dhe të shkatërronte territorin përreth tij.
Ndërkohë një përplasje me një shkëmb më të madh, me përmasa të paktën 1 km i gjerë, do të sillte ndoshta fundin e qytetërimit, duke shkaktuar katastrofa klimatike globale, thotë Gerrit L.Vershur, astrofizikan në Kolegjin Rodes në Memfis, Tenesi.
“Në përgjithësi, përplasja krijon një top zjarri të madh që vret këdo që mund ta shohë atë. Pastaj pluhuri nga përplasja dhe tymi nga zjarret e rrethojnë Tokën, do e zhysnin planetin tonë në të ashtuquajturin dimër astronomik”- shton ai.
Gjatë kësaj stine plot vuajtje, sasi të mëdha pluhuri dhe gazi të dëmshëm do ta turbullonin qiellin, dhe bimët nuk do të mund ta kthenin më dritën e Diellit në energji nëpërmjet fotosintezës. Jeta e bimëve do të zhdukej në mbarë botën, dhe pas tyre edhe kafshët. Vetëm kafshët shumë të vogla që banojnë në tokë (si paraardhësit tanë të hershëm të gjitarëve) do të kishin një mundësi për të mbijetuar.
NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore, e marrin shumë seriozisht kërcënimin e përplasjes së asteroideve, duke monitoruar nga afër mijëra trupa qiellorë në sistemin tonë diellor. Lajmi i mirë është se nuk ka asnjë kërcënim, që ndonjë asteroid potencialisht i rrezikshëm do të godasë planetin tonë për të paktën 100 vitet e ardhshme.
Dhe nëse një shkëmb hapësinor potencialisht i rrezikshëm, e ndryshon papritur kursin duke u nisur drejt planetit tonë, NASA po teston një plan për t’u marrë me të. Më 26 shtator, agjencia hapësinore përplasi qëllimisht një raketë pa ekuipazh mbi një asteroid 160 metra të gjerë të quajtur Dimorfos, me shpresën e ndryshimit sadopak të trajektores së shkëmbit hapësinor.
Fatmirësisht, Dimorfos nuk po vjen drejt Tokës. Por përmes këtij misioni - i njohur si Testi i Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit (DART) - NASA shpreson të testojë skenarin nëse përplasja e një anije kozmike mbi një asteroid është një mjet i zbatueshëm i mbrojtjes planetare në rastet që mund të paraqiten në të ardhmen./ Përshtatur nga CNA.al
Marrëdhëniet janë të vështira dhe të dy partnerët duhe...
Praktikat e magjisë së zezë ishin konsideruar prej kohësh ...
Presidentët (jo të gjithë, por 10), kanë qenë masonë, një ...
Si shumë lidere politike para saj, Liz Truss iu drejtu...
Atyre që përpiqen të hamendësojnë të ardhmen zakonisht i j...
Fi-ja ose qeraja e shumicës së njerëzve është shpenzimi më...
Pyete historianin mesjetar Michael McCormick se cili vit i...
Lëvizja nëpër "korridoret" e aeroportit, teksa jeni në pri...
Krimet e vrasësit serial, Jeffrey Dahmer, janë kthyer në q...
Nuk ka pothuajse asnjë largim nga "Facebook". Edhe nëse nu...
Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se ...
Ngjarjet historike mbahen mend dhe gjithmonë është vlerë t...
Ne mund të mendojmë për ngjyrën e syve tanë si një nga...
Shoqëria jonë arriti në një pikë ku të gjithë mbushin karr...
Çdokush ankohet për ditën tradicionale të punës 8-orëshe, ...
A do të mendonit se ky është një lloj konfuzioni pasi ...
Adolf Hitleri është zuzari i fundit i historisë. Si udhëhe...
Puna zë pjesën më të madhe të kohësh së shumicës së njerëz...
Që në mesjetë, kafshët shtëpiake janë trajtuar në të njëjt...
Historia nga kohët biblike konsiderohet të jetë më interes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...