LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dëshmia e 19-vjeçares që vrau babin dhe groposi trupin e tij

23 Shkurt 2024, 10:38, Kronika CNA
Zbardhet dëshmia e 19-vjeçares që vrau babin dhe groposi trupin
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhet dëshmia e 19-vjeçares që vrau babin dhe groposi trupin e tij. Mësohet se para efektivëve të policisë, 19-vjeçarja ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ky i fundit donte ta fejonte me një emigrant pa dëshirën e saj. 

“Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës sime ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava”, mësohet të ketë thënë Hygerta Metanë gjatë dëshmisë në polici. 

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Vëllai i autores dhe djali i viktimës ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Por pas kërkimeve është provuar se 50-vjeçari P. M. nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme./CNA 

 

 

Lajmet e fundit nga