Dy persona në pranga dhe një tjetër nën hetim në Rinas
Policia në Rinas ka arrestuar një shtetas rumun me inicial...

Policia ka arrestuar ditën e djeshme një anëtar të bandës së Gaxhait.
Mësohet se është arrestuar në qytetin e Durrësit, Armando Sulejmani, i njohur dhe me nofkën Çipuri.
Blutë kanë tentuar të ndalojnë mjetin me të cilin po udhëtonte Sulejmani, por ky i fundit nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të largohej me shpejtësi.
Efektivët kanë bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa ka rezultuar se mjeti ishte me targa të vjedhura.
Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin me iniciale L. Z., pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i cili dyshohet si bashkëpunëtor për vjedhjen e targave.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zëvendësimi”, për kapjen e këtij shtetasi dhe sekuestrimin e automjetit.
Gjatë operacionit, në Spitallë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. S., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap shtetasi A. S. dhe u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.
Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA
Policia në Rinas ka arrestuar një shtetas rumun me inicial...
Policia ka bërë me dije se 8 punonjëset e një kompanie pri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Shtetasja S.H,...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Në shënjestër" k...
Disa punonjës të një të një kompanie në Fier janë asfiksua...
Autoritetet greke kanë arrestuar 4 anëtarë të një grupi tr...
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet ...
Detektivët kanë publikuar një imazh të një burri që u ...
Një 15-vjeçar i akuzuar për vjedhje ka thyer ditën e djesh...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe 6 të tjetë ja...
Një sasi eksplozivi është gjetur mëngjesin e kësaj të mërk...
Një punonjës policie në Fier është pezulluar nga detyra, p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku shtetasi F.H...
Muaji janar ka nisur me një rritje mjaft të ndjeshme si të...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona, S. Xh., 38...
26-vjeçari me iniciale Xh.A. është arrestuar nga polic...
Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në familj...
Policia ka vënë nën hetim administratorët e 3 subjekteve n...
Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një rrjet trafikantësh...
Personazhi i njohur i "TikTok"-ut, Kozak Braçi, ka përfund...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...