Bie nga kati i pestë i pallatit/ Humb jetën 56-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku shtetasi F.H...

Një punonjës policie në Fier është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për korrupsion.
Bëhet fjalë për Inspektorin me iniciale R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier.
Gjithashtu, Gjykata e Fierit i ka ndaluar efektivit daljen nga territori i Shqipërisë.
Dyshohet se punonjësi i policisë, gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi të ndjekur me metoda të posaçme të hetimit ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga hetimi i kryer nga AMP u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, Inspektor R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090”, thuhet në njoftimin e AMP-së./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku shtetasi F.H...
Muaji janar ka nisur me një rritje mjaft të ndjeshme si të...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona, S. Xh., 38...
26-vjeçari me iniciale Xh.A. është arrestuar nga polic...
Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në familj...
Policia ka vënë nën hetim administratorët e 3 subjekteve n...
Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një rrjet trafikantësh...
Personazhi i njohur i "TikTok"-ut, Kozak Braçi, ka përfund...
GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin me tre emra, Muharem Kor...
Një aksident ka ndodhur në Mat ku katër këmbësorë janë për...
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim me tritol në Ma...
Policia në Lezhë ka identifikuar autorin që dogji me benzi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku punëtori i...
Policia e Tiranës ka njoftuar se është vetëdorëzuar 31...
Autoritetet kanë vëzhfuar një shtetas shqiptar, 40-vje...
Një zjarr masiv ka shkrumbuar dy banesa në lagjen Manalat ...
Disa nga “kokat” e krimit kanë përfunduar në prangat e...
5 raste dhune në familje janë regjistruar nga dita e d...
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar është vënë në...
Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar që tentoi të d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...