LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Ahmet Toskës/ Fatmir Hoxha fiton pafajësinë

11 Dhjetor 2023, 19:31, Kronika CNA

Vrasja e Ahmet Toskës/ Fatmir Hoxha fiton pafajësinë

Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu këtë të hënë Fatmir Hoxha.

Ky i fundit akuzohej për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në tetor të vitit 2020 në Fier.

Gjykata e Fierit ka rishikuar me detaje pamjet filmike nga kamerat e sigurisë dhe në fund ka rrëzuar akuzën që rëndonte ndaj Hoxhës.

Trupa gjykuese i dha atij pafajësinë me argumentin se nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

Kështu, 54-vjeçari Fatmir Hoxha ka lënë sot ambientet e burgut të Fierit, 3 vite pas arrestimit.

Kujtojmë se Ahmet Toska u ekzekutua gjashtë plumba mëngjesin e 26 tetorit të 2020-ës, teksa po shoqëronte për në punë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Sheq i Madh” pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën.

Rruga në të cilën ai u vra, ishte itinerari i përditshëm që viktima bashkë me gruan e tij ndiqnin, për të shkuar në punë./ CNA

 

Lajmet e fundit nga