LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Henrik Hoxha kërkon t’i rikthehet statusi si i penduar i drejtësisë/ Ndryshon dëshminë në gjykatë

11 Dhjetor 2023, 16:55, Kronika CNA
Henrik Hoxha kërkon t’i rikthehet statusi si i penduar i
Henrik Hoxha

Henrik Hoxha, i cilësuar si njeri i afërt i Nuredin Dumanit, kërkoi sot në gjykatë që t’I rikthehet statusi si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Hoxha tha se ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër.

Ai pretendoi se vendimi për heqjen e statusit si bashkëpunëtor i drejtësisë është i padrejtë.

Por vendimi i GJKKO për heqjen e këtij statusi erdhi për shkak se krahu I djathtë i Dumanit nuk kishte rrëfyer disa ngjarje ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor. Kështu, ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.

Disa nga deklarimet e tij të mëparshme kanë qenë në mospërputhje me ato të Nuredin Dumanit, ndërsa sot ai ka ndryshuar njërën nga dëshmitë.

Për vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha, Hoxha kishte rrëfyer se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë, Eldi Dizdari, ndërsa sot ai deklaroi se nuk kishte dijeni për llogari të kujt e kishte marrë këtë porosi Nuredin Dumani.

Seanca paraprake për të pandehurit me 16 anëtarët e grupeve kriminale, u shty për të premten e ardhshme.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve, të cilët thanë se duan kohë për njohjen me aktet./ CNA

Lajmet e fundit nga