LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zuri korrenti teksa punonte/ Humb jetën 54-vjeçari në Shkodër

16 Mars 2023, 11:04, Kronika CNA

E zuri korrenti teksa punonte/ Humb jetën 54-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga