LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka dashur të qëllojë dhe djalin”/ Ish-partnerja e Dan Hutrës rrëfen dinamikën e krimit

14 Mars 2023, 12:39, Kronika CNA

“Ka dashur të qëllojë dhe djalin”/ Ish-partnerja e

Në një intervistë telefonike me gazetaren Evis Ahmeti, Elena Hysa ka treguar se ish-partneri i saj, i cili i ekzekutoi motrën dhe nusen e vëllait në oborrin e shtëpisë, dëshironte të vriste edhe djalin e tyre.

Ajo tregoi se kur doli jashtë banesës pa motrën dhe kunatën të vdekur, ndërsa Dan Hutra qëlloi me armë edhe drejt saj.

Elena Hysa tha se djalin e kishte në krahë dhe së bashku me vajzën e motrës, Myrvete Hysa, i dërgoi në dhomën e gjumit. Ajo u shpreh se 40-vjeçari e kishte qëlluar me thikë në faqe dhe para se të largohej u ka thënë “do ju vras të gjithë”.

“Thikën e ka pasur me vete. Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë. Ka ardhur pa zhurmë. Ka goditur motrën dhe nusen e vëllain. Ishin në makinë në oborr. Unë kam qenë brenda me djalin. Dola në atë moment dhe shoh nusen e vëllait dhe motrën. Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje, pastaj ato momente ka dalë mami para meje.

Unë se kam lënë, e kam shtyrë dhe kam dalë unë para saj. Mbaj mend që na ka sharë. Ka thënë fjalë të ndryshme, ka shkrepur armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin e vogël.

E kisha në krahë djalin, e kapa për krahu e dërgova te dhoma tjetër. Ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ikur me vrap.

Mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda, në faqe. Tha do t'ju vras të gjithë dhe ka ikur në atë moment.

Nuk ka kursyer as djalin. Goca e motrës aty ishte, e kam kapur, i kam çuar të dy te dhoma tjetër. Ai iku, e pa skenën, pa çdo gjë dhe ka ikur shumë shpejt”, rrëfeu Elena Hysa./CNA.al

Lajmet e fundit nga