LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parandalohet ngjarja kriminale në Mat/ Policia arreston 80-vjeçarin

14 Mars 2023, 09:35, Kronika CNA

Parandalohet ngjarja kriminale në Mat/ Policia arreston 80-vjeçarin

Policia e Matit ka arrestuar një 80-vjeçar, i cili për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin K.K.

Policia bën me dije se i moshuari me iniciale I.L., ka qenë dhe më parë i dënuar për vrasje.

Nga kjo ndërhyrje e efektivëve janë sekuestruar një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishekë dhe dy granata.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat/ Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga  nga policia.

I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje.

Menjëherë shërbimet e Policisë    organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga