LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA.al e paralajmëroi një ditë më parë/ Policia zbardh detajet e operacionit antidrogë

3 Gusht 2022, 15:36, Kronika CNA
CNA.al e paralajmëroi një ditë më parë/ Policia zbardh
Pamje nga operacioni antidroge

Një ditë më parë, CNA.al bëri me dije se Policia e Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit zhvilluan një operacion antidrogë, ku u kap një sasi prej 100 kilogramë kanabis.

Sot policia ka vënë në pranga dy punonjësit e një kompanie, shtetasit, M.R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kishin grumbulluar informacion se nëpërmjet Greqisë, me një mjet të tonazhit të rëndë, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Pas këtij informacioni, është organizuar puna në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë i mundur ndalimi i mjetit tip kamion i markës “Scania”, me drejtues shtetasin M. R.

Nga kontrolli i ushtruar në rimorkion e automjetit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi A. M. punonjës i një kompanie private ushqimore, me qendër në qytetin e Tiranës) në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte ngarkuar lëndën narkotike në automjet, ndërsa shtetasi M.R, shofer në kompani) do të kryente transportin e sasisë, në drejtim të Turqisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga