LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plumba në drejtim të 42-vjeçarit/ Tentativë për vrasje në Shkodër

7 Tetor 2022, 10:29, Kronika CNA

Plumba në drejtim të 42-vjeçarit/ Tentativë për

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota", të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga