Zgjedhjet në RMV/ Azizi: Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN për të qeverisur
Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VLEN, Adnan Azizi, në një ...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tri vjet më parë.
“Nuk jam i sigurt që Putin-i është gati t’i japë fund luftës”, deklaroi Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv "NBC" më 19 tetor.
“Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin”.
Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putin-i preferon shtyrjen e negociatave të vërteta për paqe dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës.
Zelensky ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj liderit rus, duke thënë se Putin-i “frikësohet nga sanksionet” dhe që sanksionet sekondare do ta gjunjëzonin ekonominë ruse.
Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mirëpritur Zelensky-n në Uashington më 17 tetor për të diskutuar për negociatat e së ardhmes për paqe.
Zelensky është nisur në Shtëpinë e Bardhë – për herë të tretë këtë vit – me idenë se do të diskutojë ndonjë marrëveshje për armët, që parasheh furnizimin e ushtrisë amerikane me dronë ukrainas, në këmbim të raketave me rreze të gjatë Tomahawk, mirëpo Trump ka qenë i ftohur ndaj një pakti të tillë.
Presidenti amerikan u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që menjëherë t’i ndalin luftimet, duke thënë se mjaftueshëm gjak është derdhur, dhe i ka bërë të ditura planet për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, në javët në vijim.
Data e saktë e samitit nuk është bërë e ditur.
Përgjatë intervistës me "NBC", Zelensky e ka përsëritur se është i hapur që të angazhohet në bisedime dypalëshe apo trepalëshe për paqe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në tavolinën e negociatave.
E përditshmja amerikane, "Washington Post", ka raportuar më 18 tetor se Putin-i ka kërkuar që Kievi të heqë dorë krejtësisht nga rajoni i Donjeckut, rajon me rëndësi strategjike në lindje të Ukrainës që është pjesërisht i kapur nga Rusia, si parakusht për dhënie fund të luftës.
Në disa komente që ka bërë Trump-i pas telefonatës së zhvilluar me Putin-in, ka thënë se rajoni duhet të shkëputet në situatën që është tani që nënkupton se Rusia të kontrollojë 78% të rajonit.
Megjithatë, në disa komente që i ka bërë më 19 tetor, Trump e ka mohuar se ka diskutuar që Ukraina të heqë dorë nga Donjecku.
I pyetur në një intervistë për rrjetin televiziv "Fox", nëse Putin-i është i gatshëm të pranojë një marrëveshje për paqe, Trump ka thënë se ai do të marrë diçka.
Koncesionet territoriale pritet të jenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje eventuale për Ukrainën, ndonëse është e paqartë se për çfarë mund të pajtohet Putin-i, apo se çfarë mund të ofrojë Kievi.
Kushtetuta e Ukrainës parasheh referendum kombëtar për të miratuar çfarëdo ndryshimi në territorin shtetëror, votim që nuk mund të mbahet nën gjendjen aktuale të luftës, të shpallur prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022./REL
Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VLEN, Adnan Azizi, në një ...
Hamasi ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se po shkel marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se pavarësish...
Një aeroplan mallrash në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong K...
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervis...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladim...
Ka përfunduar në orën 19:00 votimi për raundin e parë të z...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka bërë me dije ...
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar so...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi sot ...
Këtë të diel, në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet raundi ...
Një grabitje e bujshme ndodhi këtë të dielë pas orës 9 të ...
Pakistani dhe qeveria talebane e Afganistanit kanë rënë da...
Hyrja në zbatim e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të...
Papa Leo XIV shpalli këtë të diel shtatë shenjtorë të rinj...
Procesi i votimit për zgjedhjet lokale vijon në Maqedoninë...
Vullkani Kilauea i Hawait ka nxjerrë burime të reja llave ...
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dalë me...
Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...