LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia zgjat praninë e saj ushtarake në Libi

30 Nëntor 2023, 20:52, Kosova & Bota CNA

Turqia zgjat praninë e saj ushtarake në Libi

Plenari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë votoi sot pro zgjatjes edhe për dy vite të tjera, duke filluar nga 2 janari 2024, e vlefshmërisë së dekretit presidencial për praninë ushtarake turke në Libi, shkruan Protothema.

Dekreti presidencial për dërgimin e ushtarëve turq në Libi u miratua fillimisht më 2 janar 2020.

“Vazhdimi i procesit të armëpushimit dhe dialogut politik në Libi, si dhe konsolidimi i paqes dhe stabilitetit si rezultat i këtij procesi, janë të një rëndësie të madhe për Turqinë”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Rreziqet dhe kërcënimet që dalin nga Libia ende ekzistojnë për Turqinë. Në rast të rifillimit të sulmeve kundër qeverisë legjitime, interesat e Turqisë si në pellgun e Mesdheut ashtu edhe në Afrikën e Veriut do të preken negativisht", sipas të njëjtit tekst, i cili nënvizon se "parandalimi i përsëritjes së konflikteve është i rëndësishëm për të siguruar përfundimin e negociatave ushtarake dhe politike të mbajtura nën kujdesin e OKB-së” në vendin e Afrikës së Veriut./ CNA

Lajmet e fundit nga