LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me vajzën shqiptare që i ‘theu zemrën’ Drake

30 Nëntor 2023, 16:13, Kosova & Bota CNA

Njihuni me vajzën shqiptare që i ‘theu zemrën’ Drake

Këngëtari Drake është së fundmi në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, kjo pasi në këngën e tij më të fundit ‘Polar opposites”,  u shfaq në klip bashkë me miqtë e tij të veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjë, simbolin kombëtar të Shqipërisë.

Drake në këngën e tij flet për një vajzë që e bllokon atë në çdo platformë sociale që ai përdor si kontakt me të dhe emri i vajzës është Mariana.

“Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjosh propagandën?
Sapo thyem akullin dhe tani ti po largohesh
U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes
Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”.

Vajza që mendohet se Drake i ka dedikuar këngën është Mariana.

Ajo punon si Fashion Designer, por është nga Tirana. Mariana ka studiuar në Londër për Farmaceutikë, më vonë u zhvendos në Los Angeles e më pas në New York ku punon si Fashion Designer. Aktualisht ajo jeton në New York ku ka edhe brand-in e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

Mariana ka qenë shoqja e ngushte e Jorja Smith, ajo është ish-e dashura e Drake. Dyshohet që Mariana është njohur me reperin, prej mikeshës së saj.

Drake nga Mariana mesa duket njohu dhe e pëlqeu shumë vendin dhe kulturën tonë./ CNA

Lajmet e fundit nga